Pjesëmarrja greke në festivalin ‘Marie Kraja’

Miron Mihailidhis është një ndër dirigjentët më të rëndësishëm dhe më të talentuar të brezit të ri. Repertori i tij përfshin një katalog me më shumë se dyqind vepra simfonike dhe njëzet opera.

Ka dirigjuar  shumë orkestra të rëndësishme  në Gjermani, Izrael, Itali, Çeki, Meksikë, Sllovaki, Poloni, Portugali, Rumani, Turqi, Kinë dhe Taivan. Ndër  orkestrat që ka drejtuar, përmendim  Orkestrën Simfonike të Berlinit, Orkestrën Simfonike të Romës, Orkestrën Simfonike të Jeruzalemit, Orkestrën e Radios së Pragës, Orkestrën e Radios së Bukureshtit si dhe Orkestrën e Operas së Bukureshtit, Orkestrën Filarmonike të Bratisllavës, Orkestrën Filarmonike të Odesës, Orkestrën Bilked në Ankara, Orkestrën e Operës së Saksonisë Lindore etj. Në Greqi ka bashkëpunuar vazhdimisht me të gjitha orkestrat. Bashkëpunon gjithashtu shpesh dhe me Skenën Lirike Kombëtare.

Ka marre pjesë si dirigjent Orkestre në Festivale të ndryshme në Greqi dhe jashtë saj, si dhe në aktivitete përkujtimore festive. Dhjetorin e vitit 2007 drejtoi Orkestrën Shtetërore të Selanikut në një koncert historik në Sallën e Koncerteve të Qytetit të Ndaluar të Pekinit.

Ka bashkëpunuar me artistë të famshëm si: Aldo Ciccolini, Paul-Badura Scoda, Kipriano Katsari, Shlomo Mintz, Salvatore Accardo, June Anderson, Cherly Studer, Fazil Say, Ivo Pogorelich, Lars Vogt, Mischa Maisky, Vadim Repin, Martino Tirimo, Dhimitri Sguro etj. Prej vitit 1999 deri në vitin 2004 shërbeu si dirigjent në Operën e Saksonisë Lindore në Gjermani.

Në korrik të viti 2004 deri në janar të vitit 2011 shërbeu si Drejtor Artistik i Orkestrës Shtetërore të Selanikut. Prej shkurtit 2011 është Drejtor Artistik i Skenës Lirike Kombëtare të Greqisë.

Vasia Zaharopulu. Është Soprano. Kreu studimet për solo , piano dhe kërcim klasik në Konservatorin Kombëtar (ku u diplomua Shkëlqyshëm, mori çmimin  e parë dhe medalje për rezultate të larta). Ka ndjekur seminare të Renatta Scotto, Helmuth Rilling, Lisa Popeil, Ari Hristofelli, Jannette Pilu, Dhimitri Kavrako, Dhafni Evangelatu dhe përfundoi studimet për opera me Kostas Paskalis.

Bashkëpunon me Skenën Lirike Kombëtare të Greqisë që prej vitit 2008 dhe nga nëntori i 2011 është anëtare e Opera Studio të Skenës Lirike Kombëtare të Greqisë. Ka interpretuar rolet Clarice (L’Amante di Tutte), Kësulkuqja (Little Red Riding Hood), Gretel (Hanselund Grete), Rika (Vajza e Stuhisë), Tsarevna (The Tale of Tsar Saltan), Rosalinde (Die Fledermausrevisited). Ka bashkëpunuar me Kameratën, Orkestrën Shtetërore të Operas së Tiranës, kompleksin  ‘Metalon’ në Okestrën Simfonike të Athinës, Orkestrën Simfonike të Bashkisë së Athinës,  grupet ‘Opera e lypësave’ dhe ‘Oper(O)’. Bën dublime duke huazuar zërin e saj  tek protagonistët e filmave dhe bën pjesë në grupin e artistëve të Cirkut të Diellit. Gjithashtu është diplomuar edhe nga  Departamenti i Studimeve të Marinës Detare.

 

SHKARKO APP