PlayStation 4 bëhet konsola e dytë më e shitur shtëpiake, e gjitha kohërave

Në tremujorin e ri të rezultateve financiare të 2019 që Sony postoi sot, kompania zbuloi se PlayStation 4 dhe varianti Pro kanë shitur në total një shtesë prej 2.8 milion njësish, duke rritur numrin e përgjithshëm deri në 102.8 milionë.

Ky kërcim e bën PlayStation 4 zyrtarisht konsolën e dytë më të shitur të lojrave në shtëpi, duke mposhtur rekordin e PlayStation fillestar me 102.49 milionë, megjithëse është ende larg prapa shitjes së 155 milionë njësive të PlayStation 2.

Wii i Nintendo tani është në vendin e katërt, duke ardhur në 101.63 milionë njësi të shitura prej lansimit fillestar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht, këtu nuk numërohen Nintendo DS dhe Game Boy.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, me gjeneratën e re të konsolave që afrohen me shpejtësi, të ardhurat e përgjithshme të lojërave të Sony janë ulur në këtë tremujor, siç pritej, duke rënë 17% gjatë vitit të kaluar, ndërsa fitimet bien për 28%.

Kompania tani pret që të lëvizë lart me 13.5 milion njësi PlayStation 4 gjatë këtij viti fiskal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?