Plazhet më të bukura në botë, destinacione për të mos u humbur (FOTO)

Në stinën e nxehtë të verës, është pikërisht koha kur shumë prej nesh e përfytyrojnë veten mes plazheve me rërë të bardhë, të mbështjella nga uji dhe me valët Që përplasen me bregun.

Nëse keni dashur të dini se cilat janë plazhet më të bukura dhe të vlerësuara nga pushues e turistë të shumtë, CNN jep vlerësimet e saj për plazhet më të bukura duke na dhënë destinacionet më të lakmuara për çdo muaj të vitit.

Për fat të mirë, disa prej tyre ndodhen pranë nesh, në Evropë, si Spanjë, Britani dhe Skoci, por nëse ka qenë gjithmonë dëshira juaj për të udhëtuar në Australi, Brazil apo Tanzani, edhe në këto vende të nxehta do të gjeni plazhe të cilat duhet t’i vizitoni patjetër, pra plazhin më të bukur në secilin vend. Nëse keni dashur të vizitoni Tailandën, mjafton të shkoni në Filipine, dhe përshtypja do të jetë e njëjtë.

Edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë cilësuar si parqe kombëtare, dhe si rrjedhojë ndërtimet të çfarëdo lloji janë të ndaluara, aktivitetet ditore nuk kanë fund.

Ndër aktivitetet më të preferuara e të guximshme janë zhytja, përmes së cilave mund të eksploroni një tjetër botë të fshehur në thellësi.

1.Baia do Sancho fernando de Noronha, Brazil

2.Siorarsuit Beach Greenland

3.El Nido Palawan, Filipine

4.Dungeness Kent, Britani e Madhe

5.South Beach Miami Beach, Florida

6.Mergui Archipelago Mynmar

7.Nunggwi Zanzibar, Tanzania

8.Ibusuki, Japan

9.Playa Rincon, Dominican Republic

10.Puka Beach Boracay, Filipine

11.Playa Paraiso, Cuba

12.Maderiera, Portugali

13.Barcelona, Spanjë

SHKARKO APP