Plazhi vijon edhe në shtator
Temperaturat e larta të shtatorit po e mbajnë gjallë sezonin turistik. Dhe pse nga Prishtina, Drenusha thotë se është hera e parë që pushon në Durrës dhe është kënaqur shumë. Operatorët turistikë shpresojnë për një shtator të mbarë dhe kërkojnë heqjen e kufizimit të orarit të muzikës në bregdet. Polakët kanë qenë gjithashtu pushues besnikë të këtij sezoni në plazhet e Shqipërisë. Edhe pse më të pakët në numër, krahasuar me sezonet e kaluara shumë polakë, kryesisht të rinj, zgjodhën Durrësin, si destinacion për pushimet edhe në 10 ditëshin e parë të shtatorit.