Po bëhej gati për fjalimin, vogëlushi me probleme me dëgjimin i “vjedh” audiencën Papës
Një djalë me probleme me dëgjimin i ka “vjedhur” audiencën Papa Françeskut pasi u ngjit në skenë në momentin kur Ati i Shenjtë do të niste fjalimin e tij.
I vogli arriti që t’ia mbathte nga nëna e tij dhe me këmbëngulje eci drejt para Papa Françeskut gjatë fjalimit që do të mbahej në sallën e Pavlit VI në Vatikan, ditën e djeshme.
Françesku ishte ulur në mes të skenës, në momentin që fëmija vrapo drejt tij, ndërkohë që nëna i vinte nga pas.
Kur arriti sipër në skenë, ai u ndal, shikoi Papën, i cili më pas nuk e mbajti dot më të qeshurën, para se të shkonte dhe të vinte në siklet një rojtar.
Roja po mundohej të mbante qëndrimin e tij tradicional (dhe të mos qeshte) ndërkohë që djali luante me mëngën e tij.
Ndërkohë audienca filloi të duartrokiste për incidentin gazmor.
Fëmija i cili është argjentinas njëlloj si vetë Françesku, u nda sërish nga e ëma për të luajtur me të.
Më vonë, Ati i Shenjtë mbajti një lutje në nder të vogëlushit i cili nuk mund të dëgjojë duke shtuar se pavarësisht problemit që ka, ai është i lirë dhe i lumtur.