Po pinte cigare në lokal, Rama i përgjigjet “Brryli Broadway”: Mos u fut nëpër kazona, ene merre dhe Fevziun…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pas nje fotoje postuar nga Brryli Broadway, teksa i pari i qeverise ishte fotografuar ne lokal me cigare në dore.

“keq m’vje te kom mik e shok, t’du fort mer qen muti, po para ligjit nuk te vej dot ty sepse ligji eshte i barbarte per t’gjithe”-shkruante Brrylli Broadway, bashkengjitur fotos, ku shihej Rama duke pirë cigare, e cila ka ndezur menjëherë rrjetin.

Rama ndërkohë ka venë re që gazetari Blendi Fevziu ka nxituar që ti japë “like” postimit të Brryli Broadway.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ramës:“O Brryli i’a ke fut katunit ktu ene mvje keq qi paske ra kaq posht sot tu riciklu mall kazoni? Me kazonet smerrem, po ty tjap xhevap se ene un tdu fort mer qafir?Kjo osht mu ke Lungomarja Vlones, perjasht Brryli ene ky xhomi da oborret e lokaleve?

Kshu qi mos u fut neper kazona her tjeter, se jon tpariciklushme plehnat e tyne, bohesh pis kot?
Ik futu ndet tashti hajt ene me men mkok her tjeter??Ouuuu merre ene fevziun se e paska vu lajkun me vrap e do jet djersit???”- shkruan Rama.

Kujtojmë që kjo foto e kryeministrit është shpërndarë në mediat online, pak muaj më parë teksa po zhvillohej fushata e Partisë Socialiste.

SHKARKO APP