Po rrezikoni jetën, policia kundër sfidës që po bën namin në internet

Policia spanjolle ka vënë alarmin për rreziqet e një manie të re në internet, e cila po i kalon ekstremet dhe ka vënë në rrezik jetën e qindra personave.

Uniformat madrilène kanë paralajmëruar njerëzit kundër çmendurisë së re sfidës “Kiki”, ose si njihet ndryshe “Në ndjenjat e mia” dhe u ka kërkuar të gjithëve që të paktën ta bëjnë këtë sfidë me një makinë të parkuar.

Sfida “Në Ndjenjat e mia” po e tërbon internetin, por ideot shokuese kanë marrë papritur një kthesë të re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend që thjeshtë të kërcejnë me lëvizjet origjinale në internet të komedianit Shiggy, përdoruesit e mediave sociale janë filmuar duke u hedhur nga makinat që janë në lëvizje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet paralajmërojnë, se njerëzit mund të vdesin, nëse insistojnë në xhirimin e kërcimit të rrezikshëm, i cili po kthehet në një mani të rrezikshme.

YouTube player

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?