Po vjen vapa, disa këshilla efektive që do ju bëjnë të flini “top”

Me ngritjen e temperaturave, gjumi në darkë sa vjen edhe bëhet më i vështirë. Sikleti që na shkakton vapa shpesh na lë pa gjumë gjatë darkës, por nëse zbatojmë me përpikmëri disa këshilla të vogla, mund të flemë gjumë kaq rehat sa nuk e kishit menduar. Ja çfarë ju duhet të bëni:

1 – Vendosni çarçafët tuaj për disa kohë në ngrirje

2 – Hidratoni trupin me krem ose edhe me xhelin e Aloe Verës përpara gjumit

3 – Mbani një shishe parfumi të mbushur me ujë të freskët pranë shtratit, dhe spërkateni veten tuaj herë pas here

4 – Përdorni pizhama prej pambuku

5 – Konsumoni ushqim pikant 3 orë përpara gjumit. Do ju bëjë të djersisni dhe do ndiheni më të freskët para se të flini

6 – Konsumoni rregullisht ujë

7 – Për ju që jeni çift, flini në shtrate të ndara me partnerin.

SHKARKO APP