Poetët dhe artistët shqiptarë mblidhen në Akropoli

Nga Mimoza CACA-Poezia, një gjuhë e bukur e simbolike me vlera universal, mblodhi të dielën në tempullin e lashtësisë greke në Akropoli të Athinës, poetët, krijuesit dhe artistët shqiptarë në emigracion. Gjithashtu në aktivitetin e organizuar nga Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve “Drita”, merrnin pjesë edhe dashamirës të letërsisë dhe artit, si dhe familjarë e të afërm të tyre.

Aktiviteti i titulluar “PRANVERA POETIKE” është një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga klubi i shkrimtarëve dhe artistëve “Drita” në çdo pranverë shoqëruar edhe me konkursin me poezi kushtuar pranverës, kryesishtë poezi të pa botuara dhe për të kaluar një ditë pranverore së bashku në natyrën që i frymzon.

Aktivitetin e çeli sekretarja e Përgjithëshme e Klubit “Drita” znj. Brikena Qamo, e cila pasi ka përshëndetur të pranishmit për pjesëmarrjen u shpreh se: Koncepti i poezisë është shumë i gjërë, përqafon pafundësinë e oqeaneve, dhe në ndryshim nga proza, poezia është një regjenerim emocional, me një fjalë, poezia është mbretëreshë e artit letrar, siç është futbolli mbreti i sportit”, në vazhdim ajo i ka informuar të pranishmit në lidhje me vijimin e programit të aktivitetit.

Në emër të klubit “Drita” ka përshëndetur kryetari i shkrimtarëve z. Nase Jani, duke i falenderuar të gjithë penat e arta të emigracionit për pjesmarrjen dhe krijimtarinë e tyre të vyer me vlera të arta letrare-kulturore.

Aktiviteti ka vazhduar me konkursin poetik: “Një poet-një poezi” që u recitua nga autorët, poezi të pa botuar, me motive për pranverën dhe dashurinë, duke vijuar me përkujtimin e 12 vjetorit të organit të vetëm të Klubit “Drita” Revistës “Pelegrini”, ku u pre edhe turta e ditëlindjes së dymbëdhjetë të revistës.

Në përfundim të konkursit poetik, Juria e përbërë me Kryetar, Filip Prifti, anëtarë Murat Aliaj dhe Novruz Abilekaj, vlersuan me çmimin e pare poeten Alida Kasmi, ndërsa me çmimin e dytë u nderuan Elena Theodhosi dhe Eduart Konica, si dhe me çmimin e tretë, Marsela Jançe, Algert Siqeca dhe Ibrahim Kosova.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi zoti Etmond Guri, i cili bëri thirrje për një bashkim të shoqatave dhe mbarë shqiptarëve në një grupim të përbashkët në mbështetje të njëri tjetrit, për të promovuar vlerat e vyera të kulturës, zakoneve dhe traditave tona kombëtare.  Në purfundim sipas traditave të pranishmit kanë trokitur nga një gotë me verë dhe raki në një drake të këndëshme në natyrë.

KMA News Athinë

SHKARKO APP