Poeti Visar Zhiti publikoi “Lajmëtarë të Europës”

Libri përfshin jetëshkrime, poezi dhe prozë nga 28 autorë, të cilët diktatura komuniste i vrau si kundërshtarë politikë. Ata ishin pjesa më e rëndësishme e persekutimeve, që diktatura u bëri njerëzve me pikëpamje demokratike, perëndimore.

Poeti thotë se këta autorë diktatura komuniste i vrau qysh në ditët e para të ardhjes së saj dhe deri në luftën për çlirimin e Kosovës, kur poeti Agim Ramadani, akademik në Zvicër dhe në Kroaci, u vra duke shkulur një gur kufiri midis shqipëisë dhe kosovës.

Autori Visar Zhiti thotë se libri ka vlera të rralla artistike dhe historike. Sipas tij, krimet e diktaturës duhen ndriçuar, sepse populli duhet të dijë të vërtetën, sado e hidhur qoftë ajo, njerëzit duhet të kenë kurajon të njohin dhe të pranojnë krimet, sepse vetëm kështu mund të shkëputen prej tyre.

Pas izolimit të plotë dhe diktaturës së egër komuniste shqipëria po bën përpjekje të hedhë dritë mdi krimet e regjimit komunist dhe të riintegrojë viktimat e burgosur dhe të internuar dhe familjarët e të pushkatuarve si kundërshtarë politikë.

SHKARKO APP