Poinsettia, lulja fatsjellëse e Krishtlindjes

Poinsettia, ose e njohur dhe si lulja e Krishtlindjes, është pjesë e familjes bimore të njohur si Euphorbia pulcherrima. Në Nahuatl (Meksikë, aty ku ka origjinën) dhe në Guatemalë, Poinsettias mori emrin si “La Flor de la Nochebuena” (Lulja e natës së Shenjtë apo Lulja e Krishtlindjes).

Po në Spanjë, Poinsettia ka një emër dhe një sezon tjetër pushimesh. Ajo është e njohur edhe si “Flor de Pascua”, “lulja e Pashkëve”. Shumë fakte janë interesante janë zbuluar nga botanistët për efektet e saj por këtu janë të renditura disa të dhëna që mund të mos i keni ditur për të.

Në 1828, Joel Poinsett, atëherë ambasadori i SHBA në Meksikë, dërgoi bimën në shtëpinë e tij në Karolinën e Jugut, raportoi KXTV. Pasi bëri ndarjen e bimës me njerëz lulja u quajt Poinsettia, duke marrë emrin e tij. Pothuajse një shekull më parë, një sipërmarrës në Kaliforni, Paul Ecke, e bëri poinsettias simbol të festave të fundvitit.

Ecke kuptoi se si rriteshin poinsettias në vazo dhe e bëri biznes familjar shitjen e tyre. Kur biznesi familjar u shit në vitin 2012, kompania kontrollonte gjysmën e tregut botëror të poinsettiave. Sot shitjet e poinsettia llogariten sa rreth një e katërta e të gjitha shitjeve të luleve në SHBA dhe Kalifornia është prodhuesi më i lartë.

SHKARKO APP