Policët e pamëshirshëm qëllojnë të riun me 20 plumba, aksioni filmohet

Një i dyshuar për grabitje që po tentonte t’i largohej policisë të martën u qëllua me më shumë se 20 herë dhe u vra nga tre oficerë policie dhe një detektiv nga Divizioni i Parë i Policisë të Louisville në SHBA.

Aksioni vdekjeprurës, u filmua nga kamerat e trupit të njërit prej policëve. Pamjet tregojnë një ndjekje të shkurtër të hajdutit, përpara se policët e tjerë të ndërhyjnë. Viktima është identifikuar si Demonjhea Jordan, 21 vjeç, nga Jeffersonville, Indiana.

Jordan vdiq pak momente më vonë në spital.

Lt. Aaron Crowell i njësisë së integritetit publik të departamentit tha se policia besoi se edhe Jordan qëlloi me armë, duke cituar “burime të shumta informacioni” që çuan në atë përfundim.

Ai nuk pranoi të përcaktonte se cilat ishin burimet, sa të shtëna u qëlluan apo kush qëlloi i pari.

Nuk është e qartë në pamjet e kamerës së trupit kur i dyshuari shkarkoi armën e tij, por një armë është e dukshme midis këmbëve të tij kur ai është i shtrirë në tokë i plagosur.

 

SHKARKO APP