Polici që shkruan poezi
Për ironi ai u bë polic edhe pse pasion ka poezinë. Abedin Murati nga Gramshi rendi mes pasioneve dhe profesioneve, gjatë gjithë jetës së tij por asnjëherë nuk la pasionin për të shkruar tekste këngësh. Janë me qindra poezi por rreth 40 prej tyre sot janë këngë të njohura popullore, një pjesë e mirë e të cilave, ashtu siç ndodh rëndom, nuk mbajnë autorësinë tij. Abedini ka bashkëpunim me këngëtarë të muzikës popullore, ndërsa me keqardhje shprehet se tradita e këngës popullore po shtrembërohet. Këngët e Abedinit kanë zënë edhe tryezat familjare apo shoqërore në Gramsh, duke mbajtur gjallë traditën kulturore të zonë.