Policia: Ky është hajdut, aktori shfajësohet
Policia britanike nxori pamjet e një hajduti që kishte vjedhur jo një shishe por plot një arkë me birra. Por ngjashmëria e tij me personazhin “Ross” të Friends ishte aq e madhe sa fotoja u përhap në të gjithë internetin.
Edhe aktori i Ross, David Schwimmer, nxori një postim në Twitter për të reaguar: “Ju betohem që s’kam bërë gjë. Kam qenë në Nju Jork.”, shkruan ai me shaka. “I uroj policisë të ketë fat me kapjen e autorit”.
Policia po ashtu u përgjigj duke theksuar që aktori nuk ishte i dyshuar. Ata u bëjnë thirrje njerëzve që t’i ndihmojnë, nëse kanë informacione, dhe thonë që i dyshuari ka pasur edhe një bashkëpunëtor.
Por shakaja u bë edhe më e bukur kur në lojë hyri edhe policia e Skocisë. “Qëndrojini larg, po e patë”, shkruan ata. “Thuhet që ka studiuar karate dhe ka përvetësuar artin e Unag-it.”, duke i bërë referencë një episodi të famshëm.
KOHA JONË SONDAZH

