Poliklinikat e lagjeve, konsulta telefonike me pacientët

Qendrat shëndetësore të lagjeve në kryeqytet janë “pushim”, pasi njerëzit nuk dalin nga shtëpitë e tyre. Sipas të dhënave, numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në to ka rënë në gati 80 për qind në krahasim me ditët e zakonshme. Stafi mjekësor në to është i gjithi në krye të detyrës. Qendra shëndetësore nr. 10, institucioni ka afishuar kontaktet telefonike të mjekëve. Përveç urgjencave, çdo konsultë tjetër për mjekimet dhe recetat bëhet përmes telefonit, për të shmangur kontaktet fizike. Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, nëpër poliklinikat në kryeqytet dhe në vend kanë nisur trajnimet e stafeve për situatën e krijuar nga Covid-19.

SHKARKO APP