Politano dhe bashkëshortja, prindër të rinj: Adoptojnë macet e shpëtuara nga rruga

Një histori me fund të lumtur vjen nga Napoli, ku dy macet, Brigitte dhe Bardot, janë bërë protagonistet e një ngjarjeje prekëse. Futbollisti i Napolit, Matteo Politano, së bashku me bashkëshorten e tij Alessandra, kanë kryer një gjest fisnik duke adoptuar dy macet e shpëtuara nga rruga. Ky veprim shpresohet të rrisë ndërgjegjësimin për adoptimin e kafshëve dhe të frenojë blerjen e tyre, duke theksuar rëndësinë e dhënies së një shtëpie për kafshët në nevojë. Brigitte dhe Bardot u shpëtuan nga rruga kur ishin vetëm disa ditëshe nga organizata Oipa e Napolit dhe provincës.

Falë kujdesit të pafund të vullnetarëve të Oipa, të cilët u kujdesën për to, i ushqyen me qumësht dhe i asistuan kur ishin ende shumë të vogla, macet arritën të mbijetonin. Ato u rritën së bashku, duke u bërë hija e njëra-tjetrës, por për muaj të tërë nuk morën asnjë kërkesë për adoptim. Kjo situatë vazhdoi derisa sytë e Matteo dhe Alessandra u ndalën mbi to. “Ishte 25 dhjetori kur jeta e Brigitte dhe Bardot ndryshoi përgjithmonë,” treguan vullnetarët e Oipa në një postim të gjatë në Instagram, duke ndarë detaje të kësaj ngjarjeje të veçantë.

Çifti Politano hyri në jetën e tyre me diskrecion dhe dashuri të pafund, duke i vizituar dhe respektuar kohën, karakterin dhe historinë e tyre të vështirë. Ky ishte një proces i domosdoshëm, pasi macet nuk ishin më kotele të vogla. Brigitte dhe Bardot janë bërë qendra e jetës së Matteo dhe Alessandra, “princeshat” e tyre, siç u pëlqen t’i quajnë. Lady Politano nuk humbet asnjë rast për të postuar në rrjetet sociale shakatë e përditshme të dy maceve, ndërsa vrapojnë të lumtura nëpër shtëpi, por edhe momentet e shumta të ëmbëlsisë dhe relaksit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy macet vendase me vija tigri pëlqejnë të flenë të përqafuara dhe të marrin pjesë në të gjitha momentet e përditshmërisë në shtëpinë e tyre të re. Ato janë bërë në çdo aspekt pjesë e familjes së sapoformuar Politano. Matteo dhe Alessandra, në fakt, u martuan vetëm pak muaj më parë, me një ceremoni romantike në Bregdetin Sorrentin, e paraprirë nga festime në Capri. Ajo napolitane, ai zëvendëskapiten i “të kaltërve”, i thanë “po” njëri-tjetrit me qëllimin për të jetuar dashurinë e tyre nën hijen e Vezuvit. Adoptimi i Brigitte dhe Bardot përfaqëson qershinë mbi tortë të një bashkimi tashmë idilik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?