Politika e re e mbrojtjes së Europës

Nga Hajro Limaj

(Kolonel (R), Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare)

Periudha që thuhet se do të përfundojë me shkëputjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian dhe që emërtohet “Brexit” filloi ne Mars të vitit 2017 në mbështetje të Nenit 50 të Marrëveshjes së Lizbonës.  Në kushte normale, Neni 50 parashikon që periudha e kësaj ndarje apo shkëputje të plotësohet brenda dy vjetëve.  Kur thuhet Brexit, në veçanti kuptohen temat si marrdhëniet e tregut,të tregtisë,të ekonomisë,të lëvizjes së lirë që ekzistojnë midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.  Nga përfundimi i referendumit dhe deri tani nuk është gjetur ndonjë koment apo në ndonjë vlerësim i rëndësishëm që ka të bëjë në lidhje me përmasat e mbrojtjes nga kjo punë.  Sepse në kushtet e ndarjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe e Mbrojtjes që është zhvilluar brënda Bashkimit Europian do të influencohet seriozisht zbatueshmëria që emërtohet me emrin OGSP.

Anglia dhe Franca janë dy vendet e Europës që zotërojnë fuqi nukleare dhe që përbëjnë dy direkët kryesorë nga pikëpamja e politikave te sigurisë dhe të mbrojtjes së Bashkimit Europian.  Brexit do ta ndryshojë këtë gjendje. Me nje thënie tjetër ,Anglia me Turqinë, do të kenë të njëjtin status si dy vende të Europës që nuk do të jenë antare të Bashkimit Europian por që janë antare të NATO-s.  Gjermania,mbas Brexit mendon se fuqizimin e sigurisë së Europës do të mund të vazhdoje me mundësitë e veta jashtë NATO-s . Edhe deklarimet jo positive të Donald Trump-it në lidhje me NATO-n dobësuan besimet që kishin Europianët ngaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Në këto kushte iu hap rruga orientimit të kërkimeve që do të realizojnë sigurinë e Europës duke u mbështetur në këmbët e saj.  Ja për këto arsye atje u hodh mendimi një marrëveshje të re për mbrojtjen. Marrëveshjes së Mbrojtjes së “ Bashkëpunimit të Përhershëm të ndërtuar “ njihet me emërtimin e shkurtuar në Anglisht PESCO .

 Disa rrethe në Europë më një herë këtë strukturë të re avancuan duke e quajtur alternative të NATO-s.  Qoftë pasiguria dhe dyshimet qe krijuan Shtetet e Bashkuara ne hapsirat e NATO-s,qofte shkëputja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian së bashku me Brexit-in mundën të tregojnë të drejtë ndjeshmërinë dhe hyrjen në një zgjidhje të nevojëshme në një latrenatif të tillë. Por në cështjen se a do të mund ta sigurojë këtë alternative PESCO ka dyshime të mëdha.

 Para së gjithash, marrëveshjen në fjalë e firmosën 23 vënde antare të NATO-s.  Po të llogarisim nga tani Anglinë e shkëputur,janë 27 antarë të Bashkimit Europian. Vendet që nuk e kanë firmosur,janë Danimarka,Irlanda,Malta dhe Portugalia. Danimarka në fakt është një vend që u bashkua me dallgën e parë të zgjerimit Bashkimit Europian dhe në kohën e këtij bashkimi ishte një vend që nuk zinte vend në politikat e mbrojtjes së Bashkimit Europian.

Ndërsa tre vendet e tjera aktualisht po diskutojne dhe vlersojnë nëse duhet të jenë apo jo antare të PESCO-s.  Kur studion informacionet që kanë lidhje me PESCO-n shikohet se atje nuk kemi të bejmë me nje “Ushtri të Europës “. Në fakt edhe NATO nuk ka një ushtri që ti përkasë asaj. Ashtu sic është NATO,edhe në Europë në fushën e mbrojtjes parshikohet rritja e investimeve dhe zhvillimi i aftësive të përbashkëta ushtarake.  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaroi se së bashku me hyrjen në jetë e PESCO’s do të fuqizohet edhe NATO.  Se si do të fuqizohet organizata që do të jetë një alternativë e strukturore që pritet të jetë alternative NATO-s natyrisht që është një gjendje që do të merakosë.  Ndërsa përgjigja është shumë e thjeshtë kur shikon se vendet e Europës do të hedhin hapat duke fuqizuar aftësitë ushtarake vetë midis tyre. Atëhere të njëjtat vende ,duke qene se në të njëjtën kohë janë antare të NATO-s, do të sigurojnë fuqizimin edhe të aftesive ushtarake të NATO-s.

Fondi I Mbrojtjes së Europës që arrin në 5 miliardë euro në vit parashikohet me mbeshtetjen e PESCO-s që fillon nga viti 2020. Ky fond do të përdoret për blerje paisjesh dhe kërkimesh në lidhje me teknologjinë e armatimit.  Bashkimi Europian me krijimin e saj për arsye se është përdorur si një shoqëri e tegut ekonomik në fushat e mbrojtjes e të sigurisë vazhdimisht nuk ka patur identitetin e nevojshëm.  Edhe qëndrimi i detyruar për ta lidhur belin tek NATO-ja përforcoi krizën e këtij identiteti.  Në të kundërt mendimi I sigurisë së vetë Europës për të qenë brënda një structure të sigurisë Transatlantike dhe në tërësi reciproke me NATO-n ka të nevojeëshme të pastrohen nga komplekset.  Bashkimi Europian,vecanërisht mbas shkëputjes edhe te Mbretërisë së Bashkuar, duke rishikuar lidhjen e Atlantikut do përfundojë në gjetjen e koncepteve ‘krijuese’ në mënyrë që ti dalë vetë zot plotësisht kontinentit. PESCO ,ashtu sic edhe më parë nuk ka ndonjë gjë tjetër. Ashtu si mendoi dhe emertoi “Korpusin e Europës” të ringrohë konceptet e vjetra që nuk u aplikuan në politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë Europiane.

Bashkimi Europian, mbas Brexit për të mbërritur në mbrojtjen e vetes në kushtet e reja, është në kërkimin e një rruge më të zgjuar të fuqizimit te saj duke marrë pjesë në proceset e zhvillimeve të mekanizmave të bashkëpunimit të mbrojtjes Bashkimi Europian-NATO dhe të Mbretërisë së Bashkuar,Turqisë dhe vendeve të tjera qe nuk janë në BE. Me këto zhvillime detyrimisht do të jetë pjesë edhe Shqipëria,Kosova dhe Bota tjeter shqiptare. Ne jemi pjese e Europës jo vetëm gjeografikisht,por me të gjithë elementet e tjerë që përbëjnë historinë. Kthim mbrapa nuk mund të ketë. Rivalitetet politike dhe ushtarake që bëhen nga Lindja dhe Azia në Ballkan,të cilat kohët e fundit janë rritur,nuk duhet tu lihen hapsira për të tronditur aspak rrugën e vetëm europiane që kemi.

SHKARKO APP