Politika ndryshe/ Korab Litës i merret goja, deputetja e “korporatës” shkel syrin

Pa fokusin e kamerave personazhet publikë janë më natyralë, të paimpostuar, e në prani të tyre dhe ata kapen nga emocionet. Një nga këto situata patjetër që e kalojnë në punën e tyre të përditshme politikanët dhe drejtuesit e institucioneve që duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me publikun dhe mediat.

Rubrika gazmore e emisionit “Kjo javë” në News24 ka shkëputur disa nga episodet e ndodhura gjatë javës me këta përsonazhe.

Artan Lame, kreu i Agjencisë Kombëtare të Kadastrës është i pari që nuk i shpëton kamerës së Neës24, teksa pyet zëdhënësen e tij se ku shkon. Më pas ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëhet objektiv për shkak të përshëndetjes me efektivët e policisë. Korab Lita që kërkon vendin e Rudina Hajdarit në grupin parlamentar demokrat, e ka të vështirë të gjejë fjalët për të folur për kërcënimet ndaj saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja Majlinda Halilaj që u bë personazh ‘Vip’ për shkak të fjalimit të saj për “Korporatën e investimeve” shfaqet në parlament dhe nuk duket shumë rehat mes deputetëve të tjerë me të cilët ka një shkelje syri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por dhe me gazetarët deputetja e opozitës së re nuk duket shumë komod. Ndiqni disa nga momentet më të ‘lezetshme’ të javës.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?