Politikanët italianë nuk preferojnë makinat vendase!

Ndër rastet më të përfolura është pikërisht makina luksoze e Avokatit të Popullit, Giuseppe Conte, i cili posedon një Jaguar Xj6, (vit prodhimi 1996 me një çmim prej 10 mijë euro), të së cilës asnjë fotograf s’ka mundur të publikojë pamje konkrete.
Veç këtij rasti, parkingu i makinave të ministrave, marrë nga deklaratat e tyre të pasurive për vitin 2018, është i përbërë nga makina me cilindër të vogël por të gjitha janë marka të huaja.
Në një vështrim më të afërt kalojmë nga makina Smart ForFour e Giulia Bongiorno tek Ford Kuga e GianMarco Centinaio, i politikave bujqësore, dhe vazhdojmë me Opel Agila të Barbara Lezzi, e ministrisë për jugun.

Lista e 18 titullarëve të qeverisë bëhet më e shkurtër meqenëse në deklaratat e tyre të pasurive të patundshme nuk evidentohen makina në pronësi.
Por nga ana tjetër për lëvizjet e tyre si ministra përdorin gati të tërë makina kryesisht të markave gjermane si në shembullin e Matteo Salvinit (që lëviz me një Volkswagen Passat).  Lista vazhdon dhe me politikanët e tjerë ku gati askund nuk gjejmë të shfaqet një markë italiane makine edhe pse publikisht synojnë gjithmonë të nxisin blerjet e mjeteve Made in Italy.

Burimi: IL SOLE 24ORE

SHKARKO APP