“Politikani më karizmatik në Ballkan”, si e prezantojnë Ramën në Këshillin e Atlantikut: Meqënëse jeni piktor …

Drejtuesi ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut, Frederick Kempe teksa prezantonte Ramën e cilësoi si “politikani më karizmatik në Ballkan”. Duke folur në Këshillin e Atlantikut, Kempe tha më tej “meqënëse është piktor ka shansin të pikturojë të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

“Muajt që vijnë do të jenë të ndërlikuar për rajoni, por edhe me plot mundësi. Duam të punojmë së bashku për të konsoliduar raportet tuaja për integrimin. Është koha për një mendësi të shpejtë. Të kemi njohur që kur ishe kryebashkiak, dhe në atë kohë të gjithëve na la përshtypje ky kryebashkiak i ri.

Mjafton të thuash se Ballkani s’ka prodhuar asnjëherë një politikan kaq karizmatik dhe tashmë një kryeministër kaq karizmatik. Meqënëse jeni piktor, keni shansin për të pikturuar të ardhmen e Shqipërisë në BE”, deklaroi shefi ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut.

SHKARKO APP