Politikave Kulturore në Europë, Shqipëria përfaqësohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë e 16-të të ekspertëve në Kompendiumin e Politikave Kulturore dhe Trendeve në Europë, zhvilluar nga datat 8-10 nëntor në Pragë në kuadër të kryesimit të Republikës Çeke të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Në këtë event të rëndësishëm, iniciativë e Këshillit të Europës, Ministria e Kulturës u prezantua nga znj. Arta Dollani, Drejtoreshë e IMK-së.

Në sesionet e zhvillluara përgjatë 2 ditëve, znj. Dollani prezantoi disa prej politikave transformuese dhe punën  e IMK-së dhe Ministrisë së Kulturës, ku u ndal veçanërisht tek shndërrimi i  kulturës në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe social në vend.  Gjithashtu në panelet e diskutimit znj. Dollani prezantoi  disa nga politikat kulturore që po zhvillohen aktualisht nga institucioni që ajo drejton si dhe mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm rajonal dhe ndërkombëtar.

Në panelet e diskutimit publik një hapësirë të veçantë zuri debati mbi misionin dhe rolin e insititucioneve kombëtare të kulturës dhe populizmit.

Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan mbi çështjet e barazisë gjinore në artet, kulturë dhe media si dhe mënyrat për përmirësimin e informacioneve të Kompendiumit në këtë fushë.

Asambleja ofroi mundësi për bashkëpunimin europian më kuadër të 19 vjetorit të këtij projekti unik për bashkëpunimin kulturor në fushën e informacionit të politikave, analizës së tendencave dhe monitorimit të standardeve.

SHKARKO APP