Populli na voton, ndërsa BE na vlerëson…

A mund të ndjehesh mirë, si qytetar i këtij vendi, kur dëgjonse afro gjysma e shqiptarëve janë larguare po vazhdojnë të largohen nga Shqipëria çdo ditë???

Nga Fejzo Subashi

Që jemi vendi i çudirave as duhet ta diskutojmë, na mbetet vetëm të mburremi me çudirat tona…

Të flasësh për çuditë  Shqiptare,  vështirë se mund ti shkruash në një shkrim, ndaj po flas sot vetëm për një nga çuditë e vendit tim, qëështë ajo e kësaj klase politike, pavarësisht se vetë kjo klasë politikeështë një çudi.

Them është çudi, pasi nuk ka vend të botës që të ndodhë siç ndodh në Shqipërinë tonë, gjatë gjithë këtyre viteve të proceseve demokratike. Çuditë e klasës politike  Shqiptare nuk kanë të sosur, nuk kanëanë dhe fund. Por, më shumë më shqetëson fakti sesi nuk çuditemi ne qytetarët e këtij vendi me çuditë që vijnë si rezultat i sjelljes dhe veprimit tëpolitikanëve tanë, në këto tre dekada.  Si nuk na bëjnë përshtypje?! Si ka mundësi dhe e  kalojmë  me heshtje faktin që, në këto vite demokracie numri i të vrarëve, thonë se i kalon të 3000??? Si pranojmë dhe bëjmëindiferentinndaj marrëveshjeve në dëm të shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kombit??? Si mund tëndjehemi të qetë dhe të rehatuar, kur shikojmë që na kanë qeverisur, drejtuar dhe udhëhequr njerëzit dhe qeveritë, të cilat ne si komb nuk i meritojmë???

A mund të ndjehesh mirë, si qytetar i këtij vendi, kur dëgjonse afro gjysma e shqiptarëve janë larguare po vazhdojnë të largohen nga Shqipëria çdo ditë???

A nuk është çudi e kësaj klase politike, kur shikon qënga njëra anë rritet analfabetizmi dhenga ana tjetër shtohen universitet??? A nuk është paradoksale, kur shikon se rritet banditizmi, shtohet krimi, lulëzon kanabisi, vegjeton korrupsioni, ndërsa drejtësia nuk dihet se ku e ka adresën???

Çfarë duhet të themi, kur kemi numrin më të madh të mediave në botë për frymë të popullsisë, por për fat të keq e njëjta dorë i drejton dhe komandon???

Si mund taquajmë demokratike politikën dhe klasën politike shqiptare,ndërkohë që përtridhjetë vjetudhëhiqemi nga të njëjtët politikanë, drejtues e partipolitike???

Çfarëduhet të presim tjetër nga politika e politikanët shqiptar, pasi politikani ynë i bën të gjitha,me përjashtim detyrimin ndaj qytetarëve tëVendit të tij???

A nuk është çudi shqiptare, fakti që politikanët, krerët e politikës në Shqipëri,nuk bëjnë asnjë veprim deri dhe në “familjet e tyre”,  pa marrë leje nga ambasadorët e akredituar në Shqipëri???

Vallë a ekziston ndonjë vend i botës ku shtetari e pushtetari sillet më pronat e vendit e pasurinë kombëtare, siç veprojnështetarët dhe pushtetarët tanë me pronën e Shqipërisë dhe shqiptarëve???

Por, çudia më e madhe e kësaj “paçavure” klase politike,ështëse për rreth tridhjetë vjet, këta batakçinj, përballen me votuesit Shqiptarë, kunga “djaj” kthehen në “engjëj” dhe kërkojnë atë “dreq” vote për atë cik pushtet… Dhe vetëm atëherë ne s’u besojmë as syve tanë, sesa “engjëj” janë, se si flasin, se sa të duan, se si të përqafojnë dhe janë të gatshëm tëtë puthin atje, ku as nëna s’të ka puthur…  Dhe ne, fatkeqtë, sa nuk fluturojmë nga çfarë na premtojnë e na gënjejnë ata…

Por, çudia nuk mbaron këtu… Ajo, këtu fillon, pasi këta “Pusht-etarët”, e marrin atë “dreq” votë, e nuk kthehen mëtek ne, nuk na njohin më, të harrojnë jo vetëm fytyrën, zërin apo telefonin, por harrojnë dhe fshatin prej nga kanë ardhur…

Për ata, ti nuk ke ekzistuar kurrë… Premtimet, fjalët dhe dashuria e ngrohtë e tyre mbeten thjesht njëëndërr, që nuk bën kurrë vaki të dalë, megjithëse i madhi Luftëtar Paja i thoshte “krushkës” : -Ëndrra janë, bëjnë vaki, e nuk dalin…

Kjo çudi po arrin kulmin, e cila tashmëështë bërë jo refren, as modë,  por parim…

Ata nuk mburren me “sukseset”, “rezultatet”, me “premtimet”, ata nuk krenohen për “lulëzimin” e vendit, ata nuk kënaqen me “lumturinë” e shqiptarëve, ata nuk kanënevojë më për media, se mediat tashmë iu luten, tashmëata kanë edhe mediat e tyre..

Ata i shikon çdo ditë në ekrane,gazeta dhe portale, të gëzuar e euforikë, të fryrë si “kaposhët e vitit të Ri”, njëri më shumë se tjetri, si majtas dhe djathtas, gati nëekstazë të plotë…

Por për ata, lumturi, sukses, gëzim, privilegj dhe arritje, është ulja në tryeza, në darka e dreka mepunonjës e komisionerë të BE-së… Kjo, është çudia e këtyre çudive, në vend të kërkonin vlerësimin e votuesit, të qytetarëve Shqiptar, të popullit,  të këtij vendi që tashmë po rënkon, ata krenohen për “arritje e fitore” duke trumbetuar me të madhe se: “Ne, na vlerëson BE-ja”.

Secili dhe çdo forcë politike,vazhdojnë të trumbetojnë me të madhe, sipas interesave të tyre, analizat, komentet, fjalët dhe rezultatet e BE-së… Kurse ne, heshtim, pajtohemi me ta, na dhimbsen, i mëshirojmë, ndërkohë që duhet ti shporrim njëherë e mirë, nga “faqja” e historisë së këtij vendi.

Ndryshe, nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të vazhdojnë të çuditemi me çuditë e radhës të tyre…

SHKARKO APP