Populli nuk qetësohet kur ikin ministrat, por kur ka bukë në tavolinë

Nga Nora Malaj*

Populli nuk qetësohet kur ikin ministrat, por kur ka buke ne tavolinë dhe garanci për jetën ! Viti filloj me ndryshimin e kabinetit tetë ministra të ikur! Rasti tregon që qeveria ajo e mbetura dhe kjo e reja , derisa te dekretohet nga Presidenti, është perballe nje sfide te madhe , krizes se madhe ekonomike , arratisjes nga vendi per nje jete me te mire, perballjes me te ftohtit dhe deshirave per nje jete me dinjitete , ne kete vend ku edhe une dhe ti duam te ngrysim jetën! Neser studentet kane paralajmeruar rikthimin e protestave , pasi ata , me shume se kudo tjeter e kuptojne ,qe sa ndrrimi i ministrave, as pseudo vendimet e qeverise , te cilat nuk mbeshteten ne baze ligjore jane thjeshte zgjidhje momenti, per te ulur revolten e per te qetesuar popullin. Por jo!!! Ketij populli tashme i ka sosur durimi
, do te marri ne dore fatet e tij , e para krizes qe e ka kapluar qeverine , ai do te jete nje hap perpara. Sic ka qene gjithnje ne shekuj! Ai nuk qetesohet kur ndryshohen ministrat , as kur perdoren emrat , si martrioshka, ky popull meriton te degjohet , te vleresoher e mbi te gjitha te duhet. Dhe qe ta duash popullin tend, duhet ta ndjesh ate , jo ta qetesosh , po ta besh pjese te zgjidhjes , se ai e meriton.. Neser protesta do te tregoj se askush nuk mund ta ndaloj fjalen e lire dhe zgjidhjen e problemeve me rrenjte!

*Deputete e LSI

SHKARKO APP