Populli proteston për “bandën e ujqërve” që arrestohet për abuzim seksual

Pesë burra janë akuzuar se kanë dhunuar seksualisht si grup një vajzë 18 vjecare në Spanjë, por nuk janë gjykuar për përdhunim, rast që ngriti protestë kombëtare.

Të pestë u dënuan me 9 vite burg. Ata filmuan sulmet seksuale gjatë festivalit të Pamplona-s në San Fermin në korrik të vitit 2016.

Dhjetra protestues jashtë gjykatës kanë kritikuar vendimin, duke thirrur: “Është përdhunim, jo abuzim”.

Sipas BBC, disa demonstrata janë bashkuar kundër vendimit dhe në mbështetje të viktimës.

Pesë meshkujt, rreth moshës 20-30 vjec dhe viktima nuk ishin të pranishëm kur gjykimi u lexua pas një pritje pesë-mujore, i cili u mbajt pas dyerve të mbyllura për të mbrojtur identitetin e gruas.

SHKARKO APP