Porosit shampo, por i sjellin 20 pashaporta amerikane

Porositi shampo online, por u habit kur hapi pakon dhe gjeti brenda 20 pashaporta amerikane. Nicole Mitchell nuk po i besonte syve kur hapi pakon që posta i solli dhe që përmbante dokumente konfidenciale të destinuara për Ambasadën Amerikane, në vend të shamponës dhe kondicionerit.

46-vjeçarja lajmëroi menjëherë policinë dhe iu kërkua që ti vendoste pasaportat në pako deri sa një zyrtar të shkonte tek shtëpia e saj.

“Kjo është një shkelje masive e sigurisë, ka terrorizëm në të gjithë botën, po nëse ata do kishin shkuar në duart e terroristëve? Isha e frikësuar pasi askush nuk donte të më shpjegonte. Unë besoj se kjo ëshët serioze,”-tha ajo.

SHKARKO APP