Port Durrës, punonjësit dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar (dega Durrës) dhe Bankën Lëvizëse Kombëtare të Gjakut kanë organizuar sot ditën e parë të fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut. Veprimtaria për dhurimin, ku marrin pjesë të gjithë punonjësit portualë po zhvillohet në mjediset e Shërbimit Shëndetësor në APD dhe do të vazhdojë edhe nesër, më 4 tetor 2019.

“Kush dhuron gjak, shpëton një jetë” është moto e kësaj nisme dhe e gjithë sasia e dhuruar do të shfrytëzohet në ndihmë të fëmijëve talasemikë, si dhe për pacientët e dëmtuar në aksidente rrugore. Dhurimi i gjakut bëhet në kushte optimale higjienike, në prani të stafit mjekësor të kualifikuar. Autoriteti Portual Durrës i është bashkuar kësaj nisme prej shumë vitesh.

Fillimisht çdo dhurues i nënshtrohet matjes së tensionit arterial, temperaturës dhe nivelit të hemoglobinës për të përcaktuar gjendjen shëndetësore para dhurimit. Stafi mjekësor i APD-së është vazhdimisht i pranishëm, i gatshëm të përballojë ndihmën e parë dhe rastet e emergjencave mjekësore

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?