Portali i “bashkëqeverisjes”…
Nga: Agim Jazaj
Edhe Qytetarët e Vlorës vuajnë dhe përjetojë; mashtrimin, informalitetin, talljen nga, qeveria e Rilindjes e cila, Mashtron e dhunon qytetarët ditën me diell, edhe me portalin, alias Pordhalin, të Përdalin e Bashkë- Qeverisjes.
-Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë, në Vlorë: Myzafer Islamaj është i pari dhe kryesori që nuk zbaton, shkel ligjin, nuk zbaton as vendimet që mer vet, me firmën e tij, duke “mëshiruar” dhe heshtuar përpara krimit, pushtimit të institucioneve shëndetsore!
-Prefekti: Flamur Mamaj: Konfirmon: “Shqetësimi juaj është i drejtë, i kemi shkruar institucionit përkatës për të zbatuar vendimin.
Ju faleminderit”!
I quan të drejta vendimet dhe hesht, përpara abuzimit!
Drejtori i Policisë Vlorë z. Duka, Deklaron:
“E kam diskutuar, po pres reagimet nga institucionet e tjera”!
Njeri hidh e tjetri (pirdh) hidh!…
Banorët e një apartamenti në qytetin e Vlorës i janë drejtuar edhe Portalit, të Bashkëqeverisjes, “Fiks Fare, dhe në vazhdimësi kryeministrit, deputet i parë i Vlorës etj, dhe prej tyre kanë marë vendimet e drejta në letër dhe mos zbatimin e tyre, e përkthyer në bashkëpunim dhe favorizim të krimit.
Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë, pronare e këtyre Objekteve, pas riverefikimeve, ballafaqimeve, të organizuara nga instituconet: ZRPP, Avokati i Shtetit, ALUIZNI, pas ankimit dhe të banorëve te Portali B.Q me nr 1152, ka nxjer vendimet përkatës me nr 480, 479 për t’i liruar këto objekte nga zaptuesit, të qëndrës Shendëtsore L. “24 Maji” si dhe dorëzimin dhe marjen në dorëzim nga znj. Raimonda Zoto, duke vendosur edhe afatin 10 ditore. Për dijeni këto shkresa, vendime i janë bërë të njohura edhe, Prefekturës, Drejtorisë së policisë, etj.
Përderisa nuk u zbatuan këto vendime dhe pse në mënyrë “të vullnetëshme” nga zaptuesit, fillon faza e dytë e detyrueshme nga drejtoria Rajonale, dhe jo të ngrinte duart e të mjaftonte me kaq, apo ka detyrimin ligjor, moral dhe qytetar, të kërkojë dhe realizojë realizimin e tyre me forcën e ligjit, duke bashkërenduar edhe me institucionet e tjera?! Po kush duhet t’i ndjek, zbatoj këtë Vendime? Do vij ndonjë institucion Europian?!
Këtu duket sheshit se, ku fle edhe Lepuri.
Nuk ka asnjë vendim gjyqsor, të formës së prerë për t’u tjetërsuare këto prona shtetrore si pronë e pushtuesve, nga R. Memajdinaj nga gjykata e Vlorës. Këtë e vërteton edhe ZRPP, ku këto prona, nuk mund të tjetërsohen kurrë dhe janë në pronësi të Shtetit.
Ish një pseudo vendim nga ish kryetari i kësaj gjykate, me dëshmimtar anonim, i bërë nul nga gjykata e Apelit, dhe vendimmarrësi, abuzivist mbeti në sitën e Vettingut!
Në cilin ligj dhe arsyetim mund të mbështetet ndonjë abuzues primitiv, se kushdo i marrë mund të pushtojë edhe zyrat e shtetit, në kryeministri ditën e parë dhe të dytën të hap proces gjyqsor dhe të jetojë atje për shtatë palë qejfe?!
Shteti të ngreje duarat lartë përballë këtij krimi: O Tompore Omores?!
Në ZRPP Vlorë këto objekte janë në pronësi të Shëndetsisë dhe shfrytëzohen nga pushtuesit, krimi! Zaptuesit jetojnë për 7 palë qejfe dhe faturat e detyrimeve; Uji, Drita etj, shkojnë në llogari të Instutucoinit Shëndetsor.
A mund të heshtet përballë këtyre abuzimeve, drejtoria Shëndetsore, po dhe Policia, kur ligji çon pas hekurave një njeri që dredh një puro Hashashi, dhe jo këta abuzues?!
Banorët e pallatit duke marë të drejtën e parevokueshme edhe nga Shkresa e Portalit Nr 11521, dhe vendimet përkatëse ngrejnë gishtin edhe mbi prefektin, i cili mjafton me kaq, pajtohet dhe “lan” duart, pa kërkuar hesap, madje pa përgjegjësuar ata që nuk zbatojnë këto vendime, dhe shpërfytyrojnë shtetin, që aspirojnë shoqëria shqiptare, të cilët mbrojnë krimin e shfaqur sheshit?! A mundet të qëndrojë në atë pozicion një drejtor rajonal, e të justifikohet se “me nxjerrjen e vendimeve dhe me dërgimin e tyre, pa zbatimin e tyre, pa i çuar në fund këto vendime të vërtetuara dhe banorët të kërcënuar nga krimi, e ka mbaruar detyrimin ligjor, etj?!
Zaptues-pushtuesit, pas pushtimit të Qëndrës Shëndetsore, në katin e Parë, kanë mundur të deformojnë, këto në banesa, jashtë çdo mundësie teknike në shtëpi banimi! Ata kanë ndërhyrë deri në Kollonat, Themelet e Muret e pallatit, duke rrezikuar jetën e banorëve.
Ato nuk kanë qënë banesa për të jetuar, por instutucione për të shërbyer. Këta jo vetëm kanë pushtuar këto ambiente, por edhe kanë rrethuar me mure rrethues, gardhe e tela, klone gjithë pallatin, sidomos nga ana ku janë ndërtuar ballkonet, të nxjera jashtë funksionit. Për rrjedhojë gjithë katet e pallatit, ballkonet nuk kanë të lirë, asnjë m hapsirë në drejtim dhe poshtë ballkoneve. Ata që s’kanë as shtëpinë, thurin edhe avllinë! Kur rrëzohen nga ballkonet, secilit banor ndonjë çorap, apo send tjetër, nuk mund t’i marim, sepse ajo do të bjerë në “oborrin” e pushtuar nga ana e këtyre ilegaleve, që kanë pushtuar hapsirat e lira, pa qënë banor legal, pa pasur aktin e pronësisë! As paguajnë drita, ujë e gjithëcka, por fatura u shkon institucioneve shëndetsore, të cilat figurojë edhe në ZRPP si prona të shtetit, të shëndetësisë Vlorë, por të pushtuara nga krimi! Shteti bën sehir!
Shpesh herë banorët janë bërë pre edhe e dhunës fizike, dhe psikologjike, shpifjeve nga soj e sorollopi i pushtuesve, sidomos prej D. Memajdinaj, të përballur edhe me dhunën fizike, psikologjike, fjalorin e ndyrë, duke ndërhyrë shpesh herë edhe policia.
Banorët e pallatit dhe qytetarët vlonjat etj, kërkojnë lirimin i hapsirave publike, prishjen së pari të “mureve të trurit”, e madje e mureve të gurit, te këta njerëz; është detyrim ligjor, i shumëvonuar i organeve ligjore dhe vënien e tyre përpara ligjit. -Lirimi i hapsirave të pushtuara, ndëshkimi i tyre, do të mund të ndikonte edhe në edukimin i këtyre mentaliteteve të prapambetur, kërcënues të rendit publik, të jetës së njerëzve, etj!
Edhe IKM lokale, drejtuesi i radhës z. Troci ka shkuar shpesh te banorët e rrethuar, kanë fotografuar, krimin kanë premtuar, por ende nuk kanë bërë të mundur të heqin klonet, rrethimimin e pallatit nga klonet, gardhet, muret, të lidhura me oshkuret dhe poturet!…
Kjo është administrata e Korruptuar, Kopromentuar e Kriminalizuar, edhe në Vlorën e Pavarësisë!
Shkresat, vendimet zyrtare për zaptimin dhe lirimin e institucioneve Shëndetsore
Pallati sot: Halja me shkronja të kuqe, mbetur pa u rrëzuar, nga Grabiqartët e Inspektoratit Vlorë, edhe pas dy ndërhyrjeve të K/ Ministrit në vitin 2016. Rrethimi me tela, mure, gure etj. Hyrja e pallatit është në anën tjetër!