Posti, pozita: meritohen, nuk kërkohen…
Nga: AGIM JAZAJ –
Në harkun e 30 viteve janë zhvlluar shumë zgjedhje dhe janë korrur (as) pak zgjidhje. Shqiptarët kanë shkuar në zgjedhje, por kanë përfituar zgjedhën në qafë nga klasa politike, përgjatë qeverisjeve- vithisjeve.
Krizat, Kriminalizim, Kanabizimi, Zbrazja e vendit, nuk kanë ardhur duke u ndalur e zvogëluar, por përkundrazi kanë ardhur duke u thelluar. Çdo qeverisje pasardhëse zgjidhet nga zgjedhësit me shpresën për të ndalur krizat, rrokullimën, për të rritur nivelin ekonomik, xpër të ndëshkuar abuzuesit, krimet, por fatkeqsht ka ndodhur e kundërta. Pasardhësit kanë qënë në garë me paraardhësit: për t’i thelluar abuzimet, zullumet!
Megjithësë janë ndryshuar e korigjuar vazhdimisht, Reformat Zgjedhore; me refrenin: “Reforma”, kanë rezultuar abuzuese dhe dështuese. Mund të ndryshosh sa herë të duash, madje përditë kodin zgjedhor, por pa ndryshuar mentalitetit, pa reformuar mendësinë, pa reformuar institucionet, pa ndalur vjedhjen e votës, pa prerë dorën e hajdutit; kurrë nuk kanë asnjë efekt firmat e frirmëtarve, marëveshjete e mos marëveshjeve për reformën.
Vjedhja e votave, është krimi më i rëndë dhe ende i pa ndëshkuar në vendin tonë!
Brenda orëve dalin rezultatet e votimeve edhe në Kosovë!
Zgjedhjet e mbyllura, kanë shqyer dyert, kanë futur deri në parlament me element kriminal, të përzgjedhur nga Lider kalanderët, edhe në krye të bashkive, po me rekorde kriminale.
Ku i vete syri, e çfar i kap dora?…
Edhe pas zgjedhjeve të vitit 2015, u miratua ligji i dekriminalizimit nga stalla e “Rilindjes”, u futën deri në Tempull, deputet me rekorde kriminale! Edhe nga zgjedhjet, vjedhjet e 30 Qershorit, pa dekret të presidentit të Republikës, u zgjodhën nga tufa e kriminalizuar kryebashkiak të përjashtuar, po edhe të tjerë, dyzina me rekode kriminale- rezultuar nga tufa e “Rilindjes”.
Të gjithë i mbajnë mend përfaqsuesit e lartë të Kuvendit, burra të shquar, elita, me tituj e grada, me konribute dhe të njohur në shoqërinë shqiptare. Por, grurin e ka mbuluar egjëra: U zvendësuan korifejt me lakejt, dija me padijen, i ndershmi me hajdutin!
Posti, pozita, përfaqsimi, qoftë dhe ftesa e thjeshtë, (zgjedhja e sinixhiut të fisit për në dasëm) e le më për deputet, kryebashkiak, këshilltar, në gjithë nivelet e përfqsimit, nuk kërkohen, por meritohen, çmohet nga forumet e zgjedhura me dorë dhe përgjegjësi, mbi bazën e kontributeve, vlerës nga shoqëria, të cilët jusfikojnë respektimin, besimin dhe votimin e njerëzve.
Ata, ato që njihen qysh nga Mëhalla, e tej shoqëria, për merita mbi të tjerët, për moralin dhe dinjitetin, personalitetin dhe seriozitetin, pjekurinë, thjeshtësinë, aftësinë dhe përgjegjësinë; që kanë shpalosur, ndjeshmërinë e dhimbsurinë; kanë ndarë kafshatën e bukës me të tjerët, që fshijnë lotin në syt e të tjerëve, dhe jo nga ata katil, korbat dhe sorrat, të keqpërdorur, që pranojnë “pushtetin” e vjedhur, me pushkën në dorë, “vrasës me pagesë” të pushtetit të grabitur, u shkaktojnë dhimbje e plagë, lot në syt e njerëzve, me veprimet antinjerëzore, nuk heqin dorë nga lufta klasore, buruar e selitur nga soj e sorrollopi, të ish komunistëve, si i vetmi: “Test” për tu përzgjedhur nga lideri- pjellë e atj sekti, me bëma e gjëma…
Ende jemi në kërkim të modeleve; njerëzore të përfaqsimit dhe frymëzimit; bijë e bija që nuk e duan pushtetin; të tunden me spaletat e zyrtarit, pa shirtin e qytetarit, nuk e duan pushtetin për vete, fisin e sorollopin e tyre, por e duan pushtetin për shqiptarët, nuk duan mirëqënien e tyre, por duan mirëqënien dhe ngritjen e nivelit të shqiptarëve!
Përzgjedhja dhe zgjedhja e kandidatëve për deputet, kryebashkiak, këshilltarë, etj në gjithë kurbën e politikës, në çdo nivel të administratës, ndoshta do nis startimin me shumë vonesë, ky standard i munguar dhe munduar, kanë lënë gjurmë e plagë të pa shlyeshme…
Përgjatë 30 viteve të tranzicion- stanjacionit e gjithë hataja e vendit, e ka burimin nga politikë- qeverisja, kupto çqeverisja.
Gjithë qeverisja e këtyre viteve ka rezultuar: E dështimit, e Krimit, e Kanabizimit, e Mjerimit…
Prijs nuk janë vetëm ata që janë në majë të kupolës, po e gjithë ajo armatë e shoqërisë, e cila ka shkëlqim të veçantë, vlera dhe vyrtyte mbi të tjerët, nivel itelektual, aftësi organizative dhe forcë drejtuese, ndjeshmëri e dhimbsuri…Të funksionojë në mënyrë harmonike, me kapacitetin maksimal; horizonatlisht dhe vertikalisht, në gjithë administratën e shtetit dhe të preket nga qytetarët, në gjthë jetën e tyre!
Përzgjedhja e elementëve të përfaqsimit me siriozitet e pjekuri; është hapi i parë, i domosdoshëm sa dhe i vonuar, duke paraprirë votimin me lista të hapura, ku do të zgjidhen nga antarësia e opozitës, bëhet i njohur edhe aksioni i sapo nisur, madje duke marë edhe opnionin e shoqërisë civile, si shkëndia, që mund të “ndez” një mal të tërin!
I kemi ndjekur zgjedhjet edhe në radhët e partive locale, në Vlorë, gjatë vitit të kaluar, kur dhe shumë anëtar të thjeshtë, të rinj nga radhët e PS dualën hapur kundër abuzimit që u bë më zgjedhjet e parfaqsuesve, delegatëve, pa asnjë kontribut, por vetëm e vetëm si “test” kishin: Votën qorre, verbërinë ndaj liderit të dështuar dhe jo liderin dhe forumet që emancipojnë dhe përparojnë; politikën, shoqërinë, që i sjellin prosperitet gjithë shoqërisë.
“Njerëzit futen në luftë, sepse nuk dijnë të zgjedhin prijsit e tyre”- thot një filozofi e lashtë.
“Test” kanë qën deri më tani në përzgjedhje dhe mbeten: “Është i biri i Cikos dhe e bija e Vezikos. I biri i ish sekretarit të Byros, ish instruktorit të Partisë, ish anëtar të PP”!
Shëmbulli i përfaqsimit dhe justifikimit, mbetet jo vetëm në Vlorë; modeli i Përparim Shametaj, ish kryetar i bashkisë Selenicë, i cili ka fituar bindshëm, jo një garë, po edhe në ditët kur “Rilindja” ishte në ditët më të begata në pushtet dhe PD që garonte në vitin 2015 Përparimi, ishte në ditët më të dhimbëshme, në opozitë.
Por, dinjiteti dhe personaliteti, aftësia dhe zotësia, urtësia, dhimbsuria i tij, përzgjidhen dhe përligjen nga sovrani…
Një Rilindas i zhgënjyer, kish ndjekur zgjedhjet edhe në radhët e kundërshtarit, opozitës lokale- Vlorë. Nuk linte pa shpalosur; qëndrimin model dhe veprimin burrëror të ish kreut të P.D lokale: Gramoz Nazëraj, i cili pranoi dorëheqjen, edhe pa mbushur madatin, për t’i hapur udhë zhvllimi më dinamik, duke dhënë shëmbullin e një njeriu, qytetari, prijësi, të zgjedhuri… Por, dhe si u zhvilluan, si u përzgjodhën kandidaturat për kren e PD lokale, midis dy garuesve: Me lista të hapura dhe vota të mbyllur! Një përzgjedhje model, dhe votim i mbyllur, garë midis dy modeleve të qytetrimit: Gjegj Nika dhe Genc Deromema. Me një diferëncë prej 10 votash, u shpall fitues Genc Deromema!
Ndërsa Gjergj Nika, i çertifikuar, i përzgjedhur është sekretar i degës së PD.
Këto janë modelet dhe standarde; europiane, emancipuese, për të cilat po vuan ende politika dhe shoqëria nga; keq qeverisja shqiptare!