Postimet më të mira të Donald Trump bëhen letër higjienike

Postimet më të mira në Twitter të Presidentit amerikan Donald Trump të stampuara në letër higjienike, kanë dalë në shitje online.

Kostoja siç lexohet në sajtin e kompanisë prodhuese, “Toilet Tweets”, shkon në 12 euro për pakot teke dhe 18 euro për pakot dopio.

Në versionin tek, shpjegohet se ruloni përbëhet nga shtresë dopio, ku janë mbledhur dhjetë postimet klasike të Trump, në periudhën para zgjedhjeve, të cilat u përhapën gjerësisht.

Ndërkohë në paketimet dopio, përfshihen dhjetë postimet më të mira në Twitter, të përzgjedhura nga periudha mars-qershor i vitit 2017, shkruan noa.al.

Presidenti amerikan, është një nga politikanët më aktiv në rrjetet sociale, kryesisht Twitter, ku përmes tij komunikon edhe vendime të rëndësishme.

SHKARKO APP