Pranvera sjell alergjitë, ja çfarë duhet të keni parasysh

Mjekja alergologe Maria Zoto, ka folur në lidhje me faktorët ndikues të alergjive, ku ka theksuar se ndryshimet klimatike kanë një rol të rëndësishëm. Doktoresha është shprehur se alegjia është një grup sëmundjes që karakterizohet nga reagimi i organizmit ndaj faktorëve të jashtëm, ndaj të cilëve nuk mund të ruhemi por janë disa masa që na ndihmojnë që të shmangim thellimin e tyre.

“Alegjia është një grup sëmundjes që karakterizohet nga reagimi i organizmit ndaj faktëve të jashtëm, sikur këto faktorë të jashtëm ti kemi prezent ne jemi vazhdimisht sëmurë. Ato janë patologji kronike që zgjasin në kohë kanë një tendencë që të trashëgohen dhe i gjejmë shumë shpesh brenda familjes. Shfaqen shumë shpesh në fëmijërinë e hershme në adultet e rinj, moshat e reja dhe ka një tendencë në rritje ndër vite. Mendohet se para 100 vitesh kishte shumë pak raste, por mbrenda 50 vitesh sidomos në vendet e zhvilluara numri është rritur, dhe kjo shkon paralelisht me historinë e zhvillimit të industrisë, urbanizimin me stilin e jetës, jetojmë më shumë në ambjente të mbyllura. Bashkë me stilin e jetës me qëndrimin më shumë brenda se jashtë me largimin nga natyra, nga sportet të gjitha bashkë”,-tha në ”abcnews”.

Ndër të tjera ajo ka dhënë dhe këshillat që duhet që ne të mbrohemi nga përhapja e tyre, ku ka bërë thirrje që nëse shikojnë shenja se janë të prekur nga alergjitë atëerë është e nevojshme që të dejtohen për të marrë dhe këshillat e duhura nga elergologu.

SHKARKO APP