Pranverë-Verë 2015, rikthim në mashkullin e viteve ‘70-të

Ndërsa vitet ‘60 kanë kaluar, kohët e fundit është vënë re një rikthim i tendencave, ngjyrave dhe stilit të asaj periudhe. Ky efekt i rikthimit ka shënuar një pikë kulminante në botën e modes, përsa i përket veshjeve të meshkujve. Fokusi kryesor është vendosur tek kamoshi dhe printimet marramendëse të lules së viteve ‘70. Ndikimet e viteve ‘70 janë ndjerë me praninë e tyre, sidomos në Pranverë-Verë 2015 tek markat më të njohura dhe lukzoze në treg.

Kthim në kohë

Edhe pse mund të mendojmë se tendencat dhe stilet e kaluara kanë pasur ndikimin e tyre në botën e modës, e vërteta është se, vitet ‘70 karakterizohen nga një shkrirje dhe harmonizim stilesh në mënyrë të përkryer. Në këtë sezon stilistët i kanë kushtuar vëmendje të gjitha këtyre detajeve, duke i sjellë në koleksionet e tyre Pranverë-Verë  2015. Topman Dizajn ka qenë pro lëvizjes së viteve ‘70 nga fillimi, duke sjellë në koleksionet e tij pantallona kadifeje, këmisha të gjera shumëngjyrëshe, printime me lule dhe dizajne të tjera. Pjesë të rikthimit të viteve ‘70 në veshjet e meshkujve janë kostumet me xhaketa të gjata, këmishat me dizajne shumëngjyrëshe dhe me jakë të gjerë, si edhe pantallonat e ngushta. Ngjyrat që dominojnë më shumë janë mustardë, portokalli, kafe e çelët dhe printime luledielli të aplikuara në këmisha, xhaketa dhe pantallona.

Katy Eary

Linja optimiste e Katie Eary shënoi një hap më të gjallë në epokën me hije dhe rozë, vjollcë dhe portokalli në modelet që nuk ishin ndryshe nga iluzionet optike. Ndërsa Eary e prirur për xhinset e saj të zbardhura solli në koleksionin e saj xhinse të mbuluara me arna të ndryshme, si shenjë e paqes, kockat e peshkut, etj.. Aksesorët e përfshirë në koleksion gjithashtu personifikonin vitet ‘70, me aviatorë të gjerë dhe të mirë pasqyruar, shalle mëndafshi dhe varëse me gur të madh.

Prada

Edhe në vitet ‘70 stilistët e atëhershëm nuk diskriminonin markat, duke i dhënë më shumë prioritet veshjeve luksoze, apo atyre të zakonshme. Kjo ka ndodhur edhe me koleksionet Pranverë-Verë 2015. Në koleksionin e saj për këtë sezon Prada ka sjellë kostume, xhinse të një gamë të gjerë si në vjollcë, ngjyrë bezhë dhe kafe. Lidhur me këtë koleksion Miuçia shprehet: "Ju vini re diçka që është e modës së vjetër. Kjo është e vetmja gjë e re".

Costume National

Një pjesë jo e vogël e markave “ngacmohen” nga tendencat e viteve ‘70. Frymëzuar nga legjendat e Stoune, nga David Bowie te Jimi Hendrix, Costume National solli në koleksionin e saj kostume me një diversitet ngjyrash të ndezura, bluza me jakë të gjerë, rripa përshtatur kostumeve, duke i bërë jehonë stilit të disa prej ikonave më të njohur të Rock-ut. Ngjyrat varionin nga blu e kaltër tek  portokalli.

Saint Laurent

Në Saint Laurent, stilisti Hedi Slimane i referohet stilit të një prej dekadave më të afërta për zemrën e tij, duke prodhuar një gamë të gjerë veshjesh frymëzuar nga rock-u. Koleksioni përfshinte çdo gjë, që nga xhinset e ngushta, xhaketat në formën e së prerës, çizme me lëkurë gjarpri dhe kamoshi.

Në zonat e luksit

Pra, është mjaft e qartë që stilistët janë frymëzuar nga vitet 1970 në këtë sezon, por nga çfarë dhe pse duhet të kemi kujdes? Trendi i viteve ‘70 njihet si një trend që i jep njeriut tjetër pamje dhe për shkak të larmisë së vjeshjeve për meshkuj të prezantuara nga stilistët në këtë sezon, duhet kujdes të veçantë në kombinimin e stileve, ngjyrave dhe gjithë aksesorëve plotësues. E dhëna jonë e parë është se në sezonin e ardhshëm (Vjeshtë- Dimër 2015) do të jenë sërish të pranishme tendencat e viteve ‘70. Në rast se keni nevojë për dëshmi, mjaft dyqane të njohura dhe jo vetëm tashmë ofrojnë veshje të 1970-ës, frymëzuar nga këto koleksione. Hidhini një sy për shembull, koleksionit Pranverë-Verë 2015, i cili përmban ngjyra të pagabueshme si okër të gjelbër dhe të kuqe-kafe.

Një vështrim frymëzues

Edhe pse shumë njerëz i kujtojnë vitet ‘70 si një nga dekadat më pak elegante, duke i krahasuar me kohët e fundit moderne, kjo nuk do të thotë asgjë. Ideja e rikthimit të këtyre tendencave është për të integruar sa më shumë element – një këmishë të gjerë, kravatë-bojë të “pistë”, shall, apo xhaketë me të prera. Gjithashtu, duhet të keni parasysh se, pavarësisht që shumë prej detajeve që përmendëm më lart ishin të njohura në atë kohë dhe rikthehen sërish nuk do të thotë që ju medoemos duhet të bëni pjesë të veshjeve tuaja këto tendenca. Në fund të fundit, kjo është ajo çka stilistët sugjerojnë, por gjithçka varet edhe nga përshtatja me personalitetin tuaj. Hidhni një sy fotove për të parë se si modelet, shkurtimet dhe madje edhe hollësi nga epoka e viteve ‘70 mund të sillen sot, duke i kombinuar me modernen, copa të momentit, pra përzierje ideale e së vjetrës dhe të resë.

Përktheu: Sidorela Lepuri

SHKARKO APP