Predikuesi: Burrat pa mjekër ngatërrohen me gratë

Një predikues turk thotë se burrat duhet të rrisin mjekrën për të mos u ngatërruar me gratë. ”Mjekra është njëra nga dy pjesët e trupit të burrit që e dallon atë nga gratë”, deklaroi Murat Bayaral për një televizion fetar në Turqi.

Ai thotë se meshkujt pa mjekër mund të keqkuptohen nga meshkujt e tjerë. ”Nëse sheh një burrë me flokë të gjata nga larg, mendon se është grua nëse nuk ka mjekër, sepse sot, burrat dhe gratë vishen njësoj dhe Zoti mos e dhëntë, mund të të kalojnë mendime të pahijshme nëpër kokë”, vijoi ai.

Kjo deklaratë shkaktoi fillimisht reagim në rrjetet sociale në Turqi e prej andej tejkaloi kufijtë duke u përhapur në gjithë botën.

SHKARKO APP