Prej 40 vitesh vaksinon të porsalindurit

Prej 40 vitesh Mediha Balla është vaksinatore e të porsalindurve në maternitetin “Koço Gliozheni”. Duke publikuar foton e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thekson përkushtimin e saj. “E palodhur, me sakrificë e përkushtim i shërben të porsalindurve në repartin e neonatologjisë”, tha Manastirliu. Duke u shprehur krenare për mamitë e materniteteve në Tiranë dhe në gjithë vendin, Manastirliu kujton se kjo është java e kujdesit për fëmijët prematurë.

SHKARKO APP