Presidenti është ai që është, po tani është përballë diktatorit

Emisioni “Ju flet Moska” trajtoi këtë të enjte përplasjet mes Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta me kryeministrin Rama.

Në analizën e tij, gazetari Kastriot Myftaraj shprehet se Presidentin e shqetëson fakti se Rama kërkon të kontrollojë individualisht institucionet shtetërore.

Kastriot Myftaraj: Presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë një nismë të cilën ai e quan kundër grushtit të shtetit që po kryhet nga qeveria me synim të marrjes së gjithë pushteteve. Meta e shikon të rrezikshme për shtetin dhe demokracinë. Për një pjesë të madhe të shqiptarëve ky është një rrezik që nuk egziston sepse i përmbahen asaj që thotë Rama, se ka nevojë për ta pasur pushtetin e vetëm për të bërë ato punë të mira që duhen bërë. Kështu e kërkoi pushtetin Rama në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Kërkoi pushtetin ekzekutiv. Ka disa pushtete si ai legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ka disa nivele të pushtetit legjislativ. Secili nga këto nivele prodhon pasoja dhe rezultate të ndryshme dhe kush i zotëron në shkallën më të lartë, siç është Rama sot, shndërrohet në një diktator i pashpallur. Në kohën e komunizmit Enver Hoxha e quante shtetin e vetë diktaturë, në Kushtetutë. Në rastin e Ramës, ai ka përqëndruar pushtet si kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë  në periudhë pluralizmi. Diktaturat jo gjithmonë ka qenë të këqija. Problemi me diktaturat është se dhe kur ka vullnet për të bërë punë të mira, historia ka treguar se kur diktatorët kanë marrë pushtetin nuk e kanë lëshuar dhe pastaj janë kthyer në robër të tij. Duke mos e lëshuar atë janë bërë skllevër të pushtetit. Rama kërkon të kontrollojë individualisht institucionet dhe kjo është një shqetësim për Presidentin. 

SHKARKO APP