Prezantohet projektit Tax Inspectors Without Borders
Magazinë E Shtunë, 17 Prill 2021 23:00
U zhvillua sot në Tiranë, pranë Rezidencës së Italisë aktiviteti i prezantimit të projektit të ndihmës ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë. Projekti është vendosur në kuadër të programit të OECD-së Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) Tax Inspectors Without Borders – TIWB, i miratuar formalisht gjatë G-20 të Shën Pjetërburgut në shtator të 2013-tës, dhe që ka për qëllim transferimin e njohurive dhe të kompetencave, në fushën e auditit, Administratave tatimore të vendeve të treta, nëpërmjet ndërhyrjes me asistencë teknike në fushën e taksimit të drejtpërdrejt ose indirekt. Qëllimi është të përforcohet bashkëpunimi operativ ndërmjet Shteteve përmes shkëmbimit të "know-how" dhe të "best practices" ndërmjet Administratave tatimore, duke u përqendruar kryesisht në fenomene tatimore ndërkombëtare. Në këtë kontekst Administrata Tattimore shqiptare (Albanian Tax Directorate – ATD) i është drejtuar OECD-së që të aderojë duke kërkuar asistencë teknike nga Italia me qëllim përforcimin e kompetencave të veta teknike, mbi transferimin e çmimeve të aplikuara nga shoqëri që i përkasin të njëjtit grup shumëkombësh në trasferimin e të mirave dhe ofrimin e shërbimeve. Projekti parashikon tranferimin e një funksionari të Agjensisë së Taksave italiane pranë strukturave të Administratës tatimore shqiptare për një periudhë gjashtëmujore që mund të rinovohet deri në një vit.Në aktivitetin e prezantimit të këtij projekti, i zhvilluar pranë rezidencës Italiane, morën pjesë Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani, Ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehu. Gjithashtu morën fjalën në këtë aktivitet Drejtori Qëndror i Verifikimeve të Agjensisë së Taksave Aldo Ipolito, dhe Diego Gonzales, Transfer Pricing Advisor,Tax and Development Programme pranë OECD-së.