Princ Harry dhuratë 8000 paund për pagëzimin e nipit (VIDEO)

Princi Louis, vetëm 11-javësh u pagëzua dje në ”Chapel Royal St.James Palace”. Mësohet se xhaxhai i tij, Princ Harry i ka bërë një dhuratë shumë të veçantë me vlerë 8.000 paund.

Bëhet fjalë për librin e parë të ”Winnie the Pooh të AA.Milne”, botim i vitit 1926, i cili është pjesë e serisë së librave të rrallë dhe është blerë nga një shitës i librave të rrallë në Kensington, Londër.

Një prej kujtimeve më të lumtura të fëmijërisë së Harry-t ka qenë leximi para gjumit nga e ëma. Asaj i pëlqenin klasikët dhe Harry pati idenë brilante e të pasurit një librari të vogël me botimet e vjetra.

SHKARKO APP