Princ William ka një shenjë në fytyrë, thuajse në të njëjtin vend me Kate Middleton!

Kanë kaluar 30 sekonda që kur mësuam se Kate Middleton ka një shenjë në tëmthin e majtë dhe ja ku jemi sërish, duke bërë të njëjtën gjë. Princ William ka gjithashtu një shenjë në fytyrë! (!!!)

Shenja e William-it në kokë ngjan goxha me vragën e Harry Potter. Ja një imazh reference.

Dhe ja shenja e Princ William.

Kur ishte 13 vjeç, William po luante golf me një shok dhe aty e goditën pa dashje me një shkop golfi në ballë. Qesharake, e dimë.

“E quaj vraga e Harry Potter-it sepse ndonjëherë shkëlqen dhe disa njerëz e vënë re, disa njerëz s’e vënë re fare,” tha ai në një intervistë në 2009-n. “Më goditën me një shkop golfi kur po luaja me një shok. Po vija topin në bar dhe në atë moment ndjeva goditjen në kokë.”

Kate nuk flet për shenjën në publik, madje as nuk tregon shkakun pas saj. William nga ana tjetër, s’ka ç’të fshehë. Këtu përshembull, po ia tregon një djali.

SHKARKO APP