Princesha e mbuluar në kopertinë, Revista Vogue e mbron pas reagimeve të ashpra

“Vogue Arabia” ka mbrojtur përdorimin e një princeshe në kopertinën e revistës për të promovuar gratë e Arabisë Saudite, pasi u akuzua për injorimin e një goditjeje ndaj aktivistëve të të drejtave të femrave. Revista ka zgjedhur që të marrë princeshën Hayfa Bint Abdullah Al Saud, e cila ka shami në kokë dhe është e ulur në vendin e shoferes në makinë.

Një ligj i ri ka dalë në Arabi, i cili lejon gratë të ngasin makinat dhe do të jetë aktiv që prej 24 qershorit. Por, shumë gra dhe mbështetësit e tyre që kanë bërë fushatë për t’i dhënë fund dënimit që femrat nuk mund t’i japin makinës janë arrestuar javët e fundit. Revista është quajtur “tingull i shurdhër” nga kritikët, sepse disa nga këta aktivistë mbeten në paraburgim.

Në një deklaratë, kryeredaktori “Vogue Arabia”, Manuel Arnaut mbrojti vendimet e revistës. Ai tha se publikimi “nxjerr në pah dhe diskuton çështjet kyçe që lidhen me gruan në botën arabe” dhe tha se, duke përdorur princeshën Hayfa “ndihmoi në zmadhimin” e mesazhin e tyre.

SHKARKO APP