Princi Harry dhe Meghan Markle shfaqen për herë të parë në publik si të fejuar
Në fillimet e lidhjes së tyre, aktorja nuk ka gëzuar këtë simpati kaq të madhe nga populli britanik, por kjo gjë tashmë ka ndryshuar.
Njerëzit dukeshin shumë të entuziazmuar pas zyrtarizimit të fejesës së saj me princin Harry, aq sa për pak çaste thërritën në kor emrin e saj. “Shumë faleminderit, e vlerësoj shumë”, dëgjohet teksa thotë Markle.
Herë pas herë i jepnin një përqafim njëri-tjetrit, por më pas ndaheshin për t’u takuar me njerëzit.
Meghan u shkëput nga Harry për të biseduar me turmën e njerëzve dhe pranonte gjithçka që ata i jepnin: që nga çokollatat, kartolina, madje për një moment një vajze i ra në tokë dorashka dhe aktorja me shumë thjeshtësi u ul ta merrte, për t’ia dhënë më pas asaj.