Princi William dëshmitar në dasmën e vëllait Harry

Princi William do të jetë dëshmitari i dasmës së vëllait të tij të vogël Harry .Ky është një shkëmbim rolesh mes dy princave të Anglisë pasi gjatë martesës së Williamit me Kate Middleton ,Harry luajti rolin e dëshmitarit të dhëndrit.

Lajmi erdhi nga njoftimin zyrtar në Twitter nga Kensington Palace që shkruan se Duka i Kembrixhit ndihet i nderuar dhe i gatshëm për të ndihmuar vëllain e tij.

Së fundi Harry i kërkoi Williamit të bashkohej me të në ceremoninë fetare në Kapelën e Shën Gjergjit të Windsorit, ku muajin e ardhshëm ai do të martohet me aktoren afrikano-amerikane Meghan Markle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2011 ishte ai që ndihmoi vëllain e tij në martesën me Middletonin. Ndërsa dëshmitaria e nuses ishte motra e Kate, Pippa. Kuriozitet tani mbetet se kush do ta luajë këtë rol me Meghanin?

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?