Prindërit e Rita Orës me pushime në Shqipëri, ftojnë edhe fëmijët e tyre

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, vazhdon të jetë një prej emrave më aktivë në tregun botëror. Javën e kaluar, ajo u bë temë e mediave lidhur me disa fotografi që qarkulluan në rrjetet sociale, ku shfaqej mjaft atraktive nga pushimet që kaloi me prindërit e saj në Francë. Pasi kanë kaluar disa ditë të mira atje, prindërit e këngëtares, Vera dhe Besniku kanë vendosur që të kalojnë disa ditë të mira pushimi edhe në Shqipëri.

Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social Instagram, çifti kanë bërë të ditur se kanë vizituar Mrizin e Zanave, në Shkodër. Nga përshkrimet e fotografive, ata kanë treguar se kanë ngelur të mrekulluar nga ky vend, ndersa kanë edhe një kërkesë për fëmijët e tyre.

Ka qenë Vera, ajo e cila ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku etiketon tre fëmijët e saj: Ritën, Elenën dhe Donin, duke u bërë thirrje që të vizitojnë qytetin e Shkodrës dhe Lezhës, kjo pasi mikpritja sipas tyre ka qenë vërtetë e mirë. Kujtojmë që Rita Ora ishte muajin e kaluar në Shqipëri, ku mbajti një koncert madhështor në mesin e mijëra shqiptarëve në Tiranë. 

SHKARKO APP