Prindërit më ngjyrë lindin binjakë albinë, fyhen nga njerëzit

Dy prindërit me ngjyrë të binjakëve albinë  thinj se të panjohurit i akuzojnë ata se nuk janë fëmijët e tyre biologjikë.  Christin dhe Russell Lewis nga Newark, Neë Jersey, pranuan që shpesh marrin komente fyese nga kalimtarët që nuk e kuptojnë se binjakët e tyre dyvjeçar Nolan dhe Savannah kanë lindur albinë.“Njerëzit mendojnë se kam mashtruar burrin tim për të pasur bebe të bardha”, tha Christin, 37-vjeçare.

Nëna e binjakëve rikujtoi një moment, kur dikush e pyeti burrin e saj nëse  foshnjat i kishte me një grua të bardhë?

“Dua tu them gjithë njerëzve që ne jemi besnikë ndaj njëri-tjetrit dhe nuk kemi përdorur nënë surrogate për të sjellë në jetë fëmijët tanë. I kam mbajtur në bark për 9 muaj. Fëmijët tanë  janë  shumë të ndjeshëm nga ngacmimet në rrugë. Ne duam t’i  mbrojmë ata, por nuk po dimë se si”, tha gruaja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?