Prindërit me ngjyrë sjellin në jetë binjakët e bardhë (FOTO)

Prindërit me ngjyrë të cilët kanë sjellë në jetë binjakë albinë, kanë rrëfyer se përballen shpesh me talljet dhe spekulimet e njerëzve të panjohur. Christin dhe Russell Lewis nga New Jersey, pranuan që shpesh marrin komente fyese nga kalimtarët që nuk e kuptojnë se pse binjakët e tyre dyvjeçarë Nolan dhe Savannah kanë lindur me gjendjen gjenetike.

”Njerëzit mendojnë se e kam tradhtuar burrin tim për të pasur bebe të bardha”. Nëna e dy binjakëve rikujtoi gjithashtu se një koleg i saji e kishte pyetur të shoqin nëse i kishte bërë foshnjat me një grua të bardhë. Kështu, duke i ardhur në majë të hundës, Christin vendosi t’u drejtohej të gjithëve: Dua të bëj një njoftim për shërbimin publik: jemi besnikë, nuk e kemi tradhtuar njëri-tjetrin, dhe nuk kemi përdorur surrogat. I kam mbajtur këto foshnja për nëntë muaj në bark”,-thotë nëna e binjakëve.

Prindërit pa dyshim që u tronditën kur fëmijët e tyre lindën me lëkurë të zbehtë dhe me sy të bardhë. Flokët e Nolan tani janë bjonde platini, ndërsa Savannah i ka ngjyrë të kuqerremtë. Albinizmi është një grup i çrregullimeve të trashëguara të karakterizuara prodhimi i pakët ose mosprodhimi i melaninës në lëkurë, në flokë dhe në sy.

SHKARKO APP