Printimet në veshje, modelet që dominuan në pasarela

Në një kohë që në botë printimet në veshje janë duke u bërë element kryesor i modës, veçanërisht vlerësohen ato stilistë të cilët thyejnë traditën dhe guxojnë të sjellin printime të mëdha dhe të veçanta në veshje.

Në koleksionin pranverë 2015 të tilla veshje nuk munguan dhe si zakonisht, ne po ju sjellim disa nga modelet më të preferuara, më të guximshme dhe sigurisht më të  kombinueshme.
Në javën e modës së mbajtur Londër, koleksioni pranverë 2015 solli veshje përtej ngjyrave të menduara, printime nga më të guximshmet si përshembull ato me zogj, apo grafite pëlhure të sjella nga Donna Karan.
Për sa i i përket printimeve tërhoqën vëmendje shtëpitë e modës si: Carven Paris, Missoni, Emilio Pucci, Peter Pilotto, Maria Katrantzou, etj..
Ndërkohë që të gjitha markat botërore më të njohura, kishin në koleksionet e tyre veshje me printime, të ndryshme nga njëra firmë tek tjetra krijonin diversitet.
Më poshtë po ju paraqesim një koleksion të modeleve të veshjeve me printime që ju mund të vishni. 

SHKARKO APP