Prishtina një nga destinacionet që duhet vizituar gjatë vitit 2015

 

Bota është duke u bërë më e vogël, por gjasat për të pasur përvoja të jashtëzakonshme janë vetëm duke u rritur. Përpara çdo fillim viti propozohen disa prej distinacioneve që duhen vizituar gjatë vitit që vjen.

Revista amerikane“Travelandleisure”, e cila ka selinë e saj në New York, ka identifikuar 50 destinacione të cilat duhen vizituar gjatë vitit 2015, bazuar në të dhënat dhe trendet e industrisë, ndihmën e dhënë nga shkrimtarët, agjentët më të mirë të udhëtimeve dhe nga ekspertët e tyre të ri vendor. Mes këtyre vendeve kryeqyteti i Kosovës, Prishtina renditet në vendin e 35 që duhet vizituar.

Në vendin e 35, Prishtina është futur si vend që është duke ndryshuar hartën e udhëtimeve, qoftë ajo një qendër zhvillimore e artit në Gjermani apo një shtrirje në rërën e Caribbean.

Për Prishtinën, në këtë revistë thuhet se është një qytet i vogël që arriti pavarësinë në vitin 2008, e gjithashtu përmendet edhe vlerësimi për makiaton që ju dha këtij vendi, si më e mira në botë.

Në përshkrimin e revistës, përmendet edhe lokali “Te miqtë”, ku thuhet se aty mund të kalosh jetën e natës.

Po ashtu përmendet edhe Biblioteka Kombëtare, hamami i Madh, Katedralja “Nënë Tereza” dhe Muzeu Etnologjik. Ku tjetër pos Prishtinës mund të dërgojë 2015-ta. Në këtë revistë bashkë me Prishtinën janë futur edhe kryeqyteti i Kinës, Japonia e shumë vende të zhvilluara të botës.

SHKARKO APP