Problemet para vitit të ri shkollor në rrethe

Shkolla pa ujë apo në gjendje të rrënuar, rënia e numrit të nxënësve dhe transporti në zonat e thella janë problematikat me të cilat po përballen shumë bashki në vend në prag të vitit të ri shkollor. Ndërkohë prindërit ankohen për radhët dhe çmimet e librave në shitje. Ata falas në shumë bashki do të shpërndahen ditën e parë të shkollës.

Godina në gjendje të amortizuar, rënia e numrit të nxënësve dhe siguria e mjeteve të transportit janë problematikat kryesore në qarkun e Dibrës në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

“Kemi shkolla pa ujë të pijshëm, kemi shkolla me problematika në sistemin hidro-sanitar”.

“Dihet gjendja e transportit, disponoj informacion që vetëm mjete nuk mund të konsiderohen.”

“Është problem numri i nxënësve sepse janë në klasa të bashkuara.”

Por ndërsa garantimi i kushteve në shkolla është detyrë e vendorëve, prindërit po përballen me vështirësi për tekstet.

Në shkollat e Lezhës, shpërndarja e librave nuk ka nisur edhe pse Ministria e Arsimit e njoftoi që më datë 2 shtator.

“Librat ishin aty, por kanë frikë mos i zhgarravisin fëmijët.”

Në disa bashki është vendosur se tekstet falas për klasat nga e para tek e pesta do të shpërndahen ditën e parë të shkollës.

“Librat kanë thënë që do të merren kur të fillojë shkolla.”

Ndërsa për librat nga klasa e 6-të deri në gjimnaz, prindërit në Elbasan dhe Vlorë ankohen për çmimet dhe radhët që krijohen pranë pikave të pakta të shpërndarjes.

“Ca i gjetëm, ca nuk i gjetëm. Kemi gjithë ditën që po bredhim.”

“Të shtrenjta janë, por ne do ti përballojmë.”

Duke filluar nga data 9 shtator, në afro 240 shkolla të vendit do të zhvillohen “inspektime të rastësishme”, të njoftuara nga Minisja e Arsimit, Besa Shahini, që në një mesazh për drejtuesit e shkollave tha se e gjithë infrastruktura në shkolla duhet të jetë gati.

/Ora News

SHKARKO APP