Profesionet më të paguara në botë krahasuar me Shqipërinë

Profesionet më të paguara në botë janë në sektorët e biznesit, teknologjisë dhe kujdesit shëndetësor. Sipas statistikave, anesteziologët dhe kirurgët mbeten profesionet më të paguara në botë, por zhvillimet e inteligjencës artificiale dhe automatizimit po krijojnë një kërkesë të lartë për profesionistë në sektorin e IT. Shqipëria qëndron në pararojë të këtyre zhvillimeve. Profesionet e kërkuara nga tregu vendas gjatë vitit 2020 janë si më poshtë, sipas sektorëve:

1- Teknologji informacioni (profile zhvillues/programues) – kompani të huaja kryesisht brenda, por dhe jashtë vendit.

2- Financë & Kontabilitet-nga nivelet e specialistit, deri në nivele drejtuese.

3- Burime njerëzore (rekrutues-trajnues-zhvillues karriere dhe stafi – administrator i dokumentacionit të burimeve njerëzore)–nga niveli i specialistit deri në nivel drejtues departamenti.

4- Marketing (tradicional, digjital, media sociale etj.) – nga niveli i specialistit deri në nivel drejtues departamenti.

5- Call center-operatorë të shërbimit ndaj klientit në gjuhët: Gjermanisht, Italisht, Anglisht, Suedisht, Holandisht, Polonisht, etj.

6- Punë nga shtëpia (Home-based work) – kryesisht profile shitjeje nga telefoni, punë administrative-koordinuese, asistent financier & kontabilist, dizenjues profili, etj.

7- Logjistikë-magazinier/furnizues /import-eksporte, dogana, etj (nga niveli i specialistit deri në nivel menaxheri).

Të dhënat janë nxjerrë nga EPPC Albania & Kosovo, kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve. Gjatë 5 viteve të fundit, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe nevoja që kanë bizneset për tu përshtatur dhe për të qenë konkurrues, po i bëjnë profesionistët e IT-së ndër më të kërkuarit në treg. Paga mujore bruto për zhvilluesit e programeve kompjuterike është midis 70,000 deri në 200,000 lekë.

SHKARKO APP