Profesionet që sot paguhen më pak, bëni zgjedhjen e duhur
Studentët e ardhshëm që për zgjedhjen e degës së studimit motivohen nga paratë që profesioni u ofron në vit, duhet të kenë më shumë vëmendje.
Është e vështirë të bësh një zgjedhje serioze kur je në moshën 18-vjeçare, por nëse nxënësit motivohen nga paratë, duhet të mendojnë me kujdes për këto degë studimi.
Studimet e fundit të kryera nga Instituti i Studimeve Fiskale në bashkëpunim me BBC-në, na tregojnë se ka një dieferencë të madhe mes atyre që studiuan për mjekësi apo stomatologji dhe ish-studentëve të arteve apo disajnit.
Këtu janë 9 diplomat që paguhen më pak:
9. Studime historike dhe filozofike – 25.547 £
8. Studimet shoqërore (me përjashtim të ekonomisë) – 24.819 £
7. Shkencat e natyrës – 21.536 £
6. Arsimi – 24.385 £
5. Studime në gjuhësi – 23.906 £
4. Psikologji – 22.399 £
3. Shkencat e komunikimit (media, gazetari) – 22.293 £
2. Bujqësia – 21.989 £
1. Artet dhe disajni – 20.085 £
Më tepër është një studim në lidhje me profesionet që paguhen më pak, por sigurisht që nuk ka pse demoralizohen studentët që kanë gjetur veten në një prej këtyre fushave.