Profesori i njohur italian i komunikimit, Andrea Camaiora, vjen në Shqipëri

 Kompania “The Skill’ dhe Konfidustria, projekte për komunikimin strategjik

Profesori i njohur italian, Andrea Camaiora, lektor i në disa universitete i komunikimit strategjik, antikorrupsionit, transparencës dhe drejtues i kompanisë së komunikimit “The Skill” do të jetë në datat 9 dhe 11 shtator në Shqipëri.

Profesior Camaiora do të jetë të hënën, 9 shtator, për takime në Durrës; të martën në datën 10 do të mbajë një leksion, në orën 14:00, pranë qendrës së Konfindustrisë në Tiranë (Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallat “Frashëri”. Ndërsa të mërkurën, 11 shtator, në orën 09:00 deri në orën 11:00 do të zhvillojë një kurs ekskluzivë për Intesa Sanpaolo Bank Albania, në Laprakë.

“Shqipëria është një vend i gjallë dhe me perspektiva të rëndësishme ekonomike,- thotë Andrea Camaiora,- por që duhet të punojë shumë në çështjet e transparencës të sektorit publik e provat dhe në aksionet kundër korrupsionit, si dhe në format më të avancuara të komunikimit. Italia dhe Confindustria Albania, falë impenjimit dhe inteligjencës së Presidenti të saj, Sergio Fontana, duan të ndihmojnë rritjen e Shqipërisë duke vlerësuar karakteristikat tipike të dy popujve”.

SHKARKO APP