Profesorin Esat Stavileci na rrëmbeu përjetësia

Nga Ramadan Bozhlani

Dita e 15 gushtit 2015, perëndoj pikëllueshëm duke marr me vete një qenie akademike dhe duke e lënë natën që të përballet me dhimbjen shqiptare. Ç'banimi i këtij shpirti njerëzor nga kjo jetë e pushoj nga përkushtimi një mendje të mprehtë, një ndërgjegje të pastërt dhe një zemër fisnike të një profesori  të së drejtës të quajtur Esat Stavileci. Përkushtimi i tij i zellshëm ndaj diturisë e ngriti në nivelin më të lartë shkencor, nga cila maje zbriste me modesti nëpër qindra mendje studentore duke ju hapur horizonte diturore përmes të cilave më pas ata kontribuan në jetën shoqërore shqiptare me të njëjtën frymë.

Profesori Esat Stavileci shquhej në çdo drejtim për një korrektësi shembullore dhe për ta vënë në pah atë më duhet të zbres në vitet studenteske. Si studentë ishim mësuar me abuzimet  e profesorëve që vinin me vonesë ose nuk vinin fare për të ligjëruar dhe pas pritjeve të gjata dëshpërueshëm niseshim drejt stacionit për t'u kthyer me autobusët e ngarkuar nëpër qytete dhe fshatra të largëta. Një gjë e tillë asnjëherë nuk ka ndodhur kur kishim ligjërata nga lënda e së drejtës administrative, sepse atë e ligjëronte profesori Esat Stavileci, i cili na priste para portës së amfiteatrit deri sa u mbushte salla pastaj e mbyllte portën dhe ngjitej në podium me një elegancë mbreslënëse. Orët e ligjëratave i hapte me një dashuri të madhe sa që edhe mendjet e lodhura i tërhiqte me një mjeshtri admiruese për t'u bërë pjesë aktive e atij ambienti të denjët shkencor.

Metoda pedagogjike e tij përfshinte një zbërthim teorik dhe praktik, analizë dhe shqyrtim të lëndës sa që çdo mendje studentore e mveshte mrekullisht me njohuri të thella. Nga njëherë me shembuj joshës nxiste një zbavitje edukative pastaj përsëri na kthente te bërthama e leksioneve.  Ai asnjëherë nuk e cenoj shenjtërinë e ligjëratave përmes temave politike, siç ndodhte jo rrallë me profesorët e tjerë. Orët e ligjëratave i shndërronte në një pasion dhe frymëzim fisnik për të drejtën. Ai me një natyrshmëri e mbillte diturin tek çdo student dhe e nxiste që ta kultivonte fuqishëm atë. Kur dilnim nga ligjëratat e së drejtës administrative, e ndjenim trurin të stërvitur në nivel të kënaqshëm. Pastaj provimet rezultonin të suksesshme.  Veprat shkencore, studimet, analizat dhe funksionet e rëndësishme të Esat Stavilecit do të peshojnë në përjetësi si  perla rrezatuese tek çdo brez që është nisur të vij si shqipfolës në këtë planet. Mbas gjithë kësaj përshtypje pozitive, kur e mendojmë si të ndjerë profesorin.

Esat Stavileci përjetojm një tronditje shpirtërore, e cila vazhdon e përfshin çdo qenie shqiptare dhe përfundon tek themelet e shtetit. Përmasat e jetës së tij të lavdishme natyrshëm do të harmonizohen me vatrën e parajsës! I lehtë të qoftë dhéu profesor, atje ku do të pushosh ndërgjegjshëm!

SHKARKO APP